Në kohën kur deputetët e PD kishin bllokuar foltoren në parlament, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lexuar një njoftim të ardhur nga Lulzim Basha, ku thuhet se Gazment Bardhi nuk është më kryetar i grupit parlamentar të PD-së.
Kjo ka nxitur edhe më shumë debatet në sallë dhe duket se deputetët e PD-së, një pjesë e të cilëve kishin bllokuar foltoren nuk ishin dakord me këtë njoftim të ardhur nga Basha.
Lindita Nikolla lexon njoftimin e ardhur nga Lulzim Basha: Bazuar në detyrimin ligjor të pikës 2 të nenit 16 të rregullores së Kuvendit, në mbështetje të vendimit të Kryesisë së PD-së, bazuar në nenet 22, 26 dh 48 të statutit dhe nenit 3 të rregullores së brendshme të grupit parlamentar të PD-së, ju informojmë se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së duke filluar që nga data 9 Tetor 2023, si pasojë e mbarimit të anëtarësisë së PD-së.