Gjykata e Budapestit ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për organizimin e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit .
Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, u dërgua me pranga në duar në një gjykatë në Hungari mëngjesin e kësaj të enjteje.
Shkupi zyrtar kërkon ekstradimin e Gruevskit edhe për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim pasi është dënuar nga gjykata për blerjen e makinës së blinduar “Mercedes” në rastin e quajtur “Tanku”.
Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në Nëntor të vitit 2018, duke kërkuar azil politik në Hungari./ Opinion.al