Nicole Scherzinger do të interpretojë në filmin e ri “Dirty Dancing”, i cili do të rivihet përsëri. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja në Twitter, duke u shprehur shumë entuziaste në pjesëmarrjen për këtë film, në të cilin do të interpretojë rolin e balerinës Penny.
Filmi i ri ku do të interpretojë Nicole do të zgjas tre orë dhe do të thellohet më shumë rreth dashurisë së Baby dhe Johnny.
Më në fund Nicole Shcerzinger, do të nxjerrë në pah edhe aftësitë e saj si balerinë. Në vitin 2010, ajo është shpallur fituese e “Dancing with the Stars”.