Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviçit, familja s’e di sa mund të zgjasë

2023/07/12 at 9:21 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviçit, familja s’e di sa mund të zgjasë

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviçit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty, mbi dyzet ditë më parë.


Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal.

Aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, dhe fle.

Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur.

Vëllai i kryetarit të Leposaviçit pohon se familjari i tij po punon në kushte të jashtëzakonshme brenda ndërtesës komunale, por thotë se nuk mund t’i komentojë arsyet se “si dhe pse ai po rri ende brenda komunës”.

“Normalisht, puna e kryetarit është shumë sfiduese. Besoj, dhe shpresoj që ia del, por, këto rrethana, normalisht, janë shumë të rënda për të dhe për ne. Është problem të punohet në këto kushte, por, besoj se ai do t’ia dalë. Pse, si po qëndron, nuk mund të flas në emër të tij”, deklaron Bashkim Hetemi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se e gjithë familja Hetemi është e shqetësuar për mungesën e funksionimit të rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Bashkim Hetemit, “diçka nuk është në rregull” as me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila, ndonëse deklaroi njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, po kërkon largimin e kryetarëve, përfshirë vëllain e tij, nga ndërtesat komunale.

Bashkim Hetemi thotë se komunikon shpesh me Lulzim Hetemin, por nuk e ka të qartë edhe sa do të jetë në gjendje vëllai i tij ta ushtrojë funksionin e kryetarit, në kushtet e tanishme.

“Nuk e di sa gjatë mund të shkojë në këto rrethana, por, rrethanat në të cilat po punon ai Lulzim Hetemi janë të jashtëzakonshme. Shumë e ka të vështirë punën. Atë nuk po e lejojnë të punojë normalisht”, shprehet Bashkim Hetemi.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar disa herë kryetarin e Leposaviçit, që nga mbyllja e tij në vendin e punës, por ai nuk është përgjigjur.

Lulzim Hetemi është kontaktuar edhe për këtë artikull, por ai nuk u është përgjigjur as thirrjeve, as porosive me shkrim në telefon.

Partia s’e komenton ngujimin e Hetemit

Se pse Hetemi po vazhdon të mos largohet nga ndërtesa e komunës nuk ka folur as partia që ai i përket, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Subjekti politik, që udhëheq edhe Kosovën në nivelin qendror, nuk ka komentuar as kur është pyetur se edhe sa kohë do të vazhdojë Hetemi të qëndrojë i ngujuar.

Por, se Hetemi e kishte seriozisht qëndrimin në ndërtesën komunale në Leposaviç, bëri të ditur kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti. Kur po përshkruante një telefonatë me Hetemin, Kurti tha më 11 qershor se “teksa unë isha i brengosur se mos është mërzitur Hetemi, ai ishte brengosur se mos jam mërzitur unë”.

Në ndërtesën komunale në Leposaviç Hetemi është takuar me zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës – përfshirë ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu – si dhe nga deputetë të LVV-së.

Protestat kundër kryetarit të ri shqiptar janë duke vazhduar në Leposaviç.

Pas rritjes së tensioneve në komunat në veriun e Kosovës, të banuara me shumicë serbe, komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi që kryetarët e rinj të largoheshin nga objektet komunale, dhe t’i ushtronin funksionet e tyre nga ndërtesa alternative.

Kështu vepruan kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci – që të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përveç Hetemit, që mbetet i ngujuar në objektin e komunës në Leposaviq, largimin nga objekti komunal raportohet se kohë pas kohe e bën edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Erden Atiq nuk ka folur për këto pohime, ndonëse është parë në disa raste jashtë ndërtesës së komunës, përfshirë në një aktivitet në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për shënimin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Atiq nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë rreth këtyre pohimeve. I kontaktuar disa herë nga REL-i, Atiq nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, pohimet se, në periudha të ndryshme, Atiq ka qëndruar edhe natën në objektin e komunës, i mohon nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiç.

“Atiq qëndron në ndërtesën e komunës jashtë orarit të punës. Ai është këtu nga ora 8 deri në orën 4, ose ndoshta më vonë, por sigurisht që shkon në shtëpi. Ai jeton në Mitrovicë [të Jugut]”, shprehet Agjançiq për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se konsultohet me Atiqin për të gjitha vendimet, dhe se bashkëpunimi mes tyre është i mirë, por thekson se duhet edhe pak kohë që komuna e Mitrovicës së Veriut të punojë me kapacitet të plotë.

“Ne ende po organizohemi, po emërojmë drejtorë departamentesh, ka shumë sektorë të pambuluar, por, po zgjidhim punët gradualisht. Kur të kemi emëruar të gjithë drejtorët, do të shpallim edhe konkursin për përzgjedhjen e zyrtarëve. Mezi pres që të fillojnë investimet kapitale, që qytetarët ta ndiejnë përmirësimin”, thotë ajo.

Markoviç: Kryetarët nuk zgjidhin dot asnjë problem esencial

Drejtori i programeve në organizatën “Aktiv”, më bazë në Mitrovicën e Veriut, Igor Markoviq, thotë se kryetarët e rinj nuk mund të zgjidhin asnjë problem esencial për jetën e qytetarëve.

“Përderisa të dyja komunat [Leposaviqi dhe Zubin Potoku] vuajnë nga shumë probleme që duhet të zgjidhen shpejt, kryetarët e porsazgjedhur nuk po merren me këto çështje kyç, duke e rrezikuar kështu edhe më shumë procesin e integrimit të veriut të Kosovës, që zbatohet që nga viti 2013”, shprehet Markoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai vlerëson se kryetarët po bëjnë edhe gabime, duke iu referuar vendimit të komunës së Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, mes saj dhe Mitrovicës së Jugut, në një kohë kur, siç thotë ai, tensionet kishin kulmuar.

Markoviq pohon se kryetari i Mitrovicës së Veriut ka pasur dhe tema më me prioritet, me të cilat do të duhej të merrej, përfshirë çështjen e qenve endacakë, mungesën e hapësirave të gjelbra publike, problemet me ujësjellësin, si dhe parkimin e paligjshëm.

Ndërkaq, për kryetarin e Leposaviqit, Markoviq thotë se, përveç se ka përfunduar në ballinat e mediave lidhur me ngujimin e tij në ndërtesën e komunës, nuk ka bërë asnjë gjë që parashihet në përshkrimin e detyrave të tij të punës.

“Për më tepër, refuzimi i tij për t’u larguar nga ndërtesa ka tërbuar edhe më shumë komunitetin lokal, aq sa ai ka humbur edhe legjitimitetin më të vogël ‘në sytë e komunitetit’, i cili mund të ishte ndërtuar gradualisht, përmes zbatimit të të ashtuquajturit rol të kryetarit teknik, në ndonjë objekt tjetër, siç ishte rasti në dy komunat e tjera veriore të Kosovës”, shprehet Markoviq për REL-in.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – u mbajtën më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntorin e 2022-tës.

Ato u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj shqiptarë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi se në procesin e votimit morën pjesë vetëm rreth 3 për qind të personave me të drejtë vote.

Zubin Potokun dhe Zveçanin i fituan kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin i mori Lëvizja Vetëvendosje.

Që nga marrja e detyrës, aktiviteti i kryetarëve të rinj është shumë i kufizuar, ndërsa legjitimiteti po iu kontestohet.

Largimi i Hetemit dhe i Atiqit nga zyra është një prej kërkesave që komuniteti ndërkombëtar i ka paraqitur Qeverisë së Kosovës, në planin që ka paraqitur për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës.

Në këtë pjesë të Kosovës, protestat e banorëve serbë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë u përshkallëzuan edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR.

Qeveria e Kosovës njoftoi më 11 korrik se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën./REL



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
1922/Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Njohja nga SHBA, shtytja më e madhe për vendin

1922/Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Njohja nga SHBA, shtytja më e madhe për vendin

Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, të thirret ambasadori serb, të shpjegojë deklaratat

Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, të thirret ambasadori serb, të shpjegojë deklaratat

CNN rendit Shqipërinë në listën e destinacioneve më të vizituara nga turistët

CNN rendit Shqipërinë në listën e destinacioneve më të vizituara nga turistët
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com