Me një investim që kap vlerën e 5.9 milion lekëve spitali i Beratit ka tashmë kabinetin e tij të kardiologjisë ku pritet të kryejnë kontrollet afro 500 pacientë të cilët i drejtoheshin qendrës spitalore Nënë Tereza apo spitaleve private për të marrë shërbimin mjekësor.
Kryeministri dhe ministri i shendetësisë ishin në Berat për të parë këtë investim që siç thanë është meritë e qeverisë së tyre që u realizua.
Ministri i Shëndetësisë thotë se nën drejtimin e tij ministria ka arritur të investojë në 11 spitale rajonale dhe në 3 poliklinika në kryeqytet për të ngritur kabinetet e kardiologjisë.
Tv Klan