Një furgon i linjë s Pukë-Shkodër është aksidentuar paraditen e së dielës, në zonën e quajtur Miniera e Lupit, duke shkaktuar plagosjen e 7 personave. Mendohet se furgoni ka rrëshkitur për shkak të ngricave dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar nën urë. 7 personat e plagosur kanë marrë lëndime dhe po trajtohen në spitalin e Pukës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.
Policia ka njoftuar qarkullimin me zinxhirë në këtë zona dhe në zona të tjera të veriut dhe lindjes së vendit.