Me rastin e 548-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, Spartak Ngjela ka kërkuar nga kryebashkiaku Veliaj që ta nxjerrë në pah monumentin e tij në qendër të Tiranës.
Sipas Ngjelës pemët që ngjajnë si pyll krijuar nga otomanët në qendër të Tiranës e kanë fshehur monumentin e heroit kombëtarë
“Zoti Erjon Veliaj…Si sot, 548 vjet më parë, ù nda nga jeta heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu…dhe filloi rrenimi historik i shoqërisë shqiptare. Të kujtoj se Monumentin e Heroit, ne Sheshin e Tij ne Tirane, otomanët që lanë Bashkinë e Tiranës, e kanë “futur në pyll” që të mos duket. Shkuli me ceremonial ato pemë, z. Kryetar!… se janë një turp historik… Dhe jepu mundësinë shqiptarëve të shohin Heroin e tyre që e kanë simbolin parësor të ekzistencës së Shtetit të vet”, shkruan Ngjela.