Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjela: ISIS – i yne Shqiptar!

2015/11/22 at 3:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjela: ISIS – i yne Shqiptar!

Ne shqiptarët sikur po harrojmë shumë, sikur nuk i dimë se çfarë jënë krimet shtetërore, dhe të gjithë janë shqetësuar këto ditë se do të na godasë ISIS-i. Nuk flas për merakun dhe për lajmin, i cili nuk më duket fare se ka gjasë të ndodhë, por dua të vë në dukje një fakt tjetër: NE SHQIPTARËT KEMI JETUAR PLOT 45 VJETË NËN THUNDRËN KRIMINALE TË ISIS-it


Kush ju tha që ISIS-i që po shihni në vendet arabe nuk është i njejtë me regjimin tiranik të Enver Hoxhës? Pse, ju mendoni se Enver Hoxha ka qënë më pak kriminal, më pak patologjik dhe më pak antiperëndimor sesa Abu Omar al Bagdadi që drejton sot shtetin e ISIS-it? Al Bagdadi është një fëmijë kriminal para Enver Hoxhës. Pse, ju mendoni se në vitet e para të vendosjes së terrorit shtetëror ideologjik në Shqipëri, Enver Hoxha me bandën e tij ka vrarë më pak se bandat e ISIS-it në këta tre vjet? Në asnjë mënyrë.

Enver Hoxha vrau të gjithë intelektin e lartë shqiptar, i cili ishte i barabartë në vlerë me intelektin e lartë perëndimor, tamam me mllefin individual kundër lirisë perëndimore, njëlloj si bandat e ISIS-it sot. Vrau të gjithë firmëtarët e Pavarësisë Shqiptare në Vlorë: të gjithë ata që i gjeti gjallë. Vrau të gjithë ekspertët apo njerëzit e kulturës me shtetësi perëndimore në Shqiopëri. Por, ai vrau gjitmonë çdo element perëndimor. Vrau pronarë shqiptarë dhe tregtarë të ndershëm për t’iu grabitur arin. Vrau afër 200 klerikë katolikë; nuk besoj se e ka arritur këtë numur Abu Omar al Bagdadi. Enver Hoxha grabiti në mënyrë kriminale të gjitha kursimet në ar që kishte grumbulluar me breza familja shqiptare. Shpërbëri nderin dhe dinjitëtin njerëzor të shqiptarëve, dhe e shpalli veten “njeriun më të ditur dhe më pozitiv të njerëzimit”. Banda e Enver Hoxhës ishte e barazvlefshme me bandën e çmendur të ISIS-it, madje Hoxha ia arriti që me terrorin hoxhist ta izolojë plotësisht Shqipërinë nga Perëndimi: ISIS-i ende nuk e ka arritur këtë “stad të lartë” të Enver Hoxhës. Te gjitha gjykatat me gjyqtarë injorantë, që në vitit 1944-1948 denonin në Shqipëri intelektualët me vdekje, ishin tamam në nivelin injorant dhe barbar të atyre qe vrasin gazetarët perëndimore sot në shtetin e ISIS-it.

Të rinjtë shqiptarë duhet ta dinë se për një këngë perëndimorë mund të humbisje jetën në ISIS-in e Enver Hoxhës; dhe për klabe apo lokale të tipit perëndimor, si këta që keni ju sot, nuk mund t’i kishe as në imagjinatë, sepse edhe imagjinata perëndimore, si kulturë, ishte krim.

Çdo individ i formuar me kulturë perëndimor në Shqipëri, ishte arsye për t’u eliminuar deri fizikisht. E çfarë lloj programi më të ndryshëm ka sot ISIS-i? Banda isisiane e Enver Hoxhës ishte shumë më kriminale sesa bandat e sotme të ISIS-it. Ky është fakti. Prandaj, perjashto brezin e ri të lindur në vitet nëntëdhjetë, të gjithë të tjerët e njohin shumë mirë se çfarë është ISIS-i. Një tmerr ka qënë ISIS-i shqiptar i Enver Hoxhës.

Degjoini këngët që këndonin hordhitë e Enver Hoxhës, të bindeni: “Në pallatet madhështorë, dridhet korbi gjakatar”, thotë njëra prej tyre; e të tjera që mbajnë brenda vetes urrejtjen kundrejt shoqërisë së lirë. Barbarët ka 2500 vjet që janë në luftë për jetë a vdekje me qytëtërimin. Dhe mos mendoni se kemi shpëtuar tërësisht nga dëmi historik që ka shkaktuar në shoqërinë shqiptare ISIS-i i Enver Hoxhës. Kurrë mos mendoni se flamuri që ngrenë bandat e terrorit shtetëror idiologjik, ka lidhje me flamurin.

Ai ka lidhje me antilirinë. Te gjithe keta banditë diktatorialë, e kanë mllefin me lirinë. Me gjak fitojnë para, që me para te mposhin me terror lirinë në popujt e tyre. Dhe mos u habisni që turmat t’iu bërtasin nëpër sheshe e nëpër rrugë; sepse 10 përqind e popullsisë gjithmonë ka qënë kundër lirisë, që nga Athina e lashtë e deri sot në botën perëndimore. Imagjino në botën tjetër, e cila nuk e njeh fare lirinë, ose e njeh atë shumë pak.

(marre nga BalkanWeb)



Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Ja webi qe gjen cili eshte binjaku yt ne bote.

Ja webi qe gjen cili eshte binjaku yt ne bote.

Ja si lundronin makinat ne autostraden Tirane – Durres

Përmbytjet, situata emergjente, mblidhen shtabet

Kujdes, mijëra euro false në qarkullim!

Kujdes, mijëra euro false në qarkullim!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com