Policia e Lushnjës ka njoftuar arrestimin e një 45-vjeçari i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku F.J 45 vjeç ka përdhunuar një 16 vjeçare.
Ka qenë vetë e mitura e cila ka bërë denoncimin në polici për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Divjake, ku një 16 vjeçare është përdhunuar nga një 45-vjeçar.
Pas disa orësh kërkime efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë bërë të mundur arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. /Opinion.al