Një 47-vjeçare, gruaja e një polici në Durrës është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10 të qytetit, në familjen e efektivit, Sherif Hajdari, ndërsa dyshohet se 47-vjeçarja është vetëvrarë.
Burimet nga policia bëjnë me dije se, në momentin e ngjarjes ka patur edhe persona të tjerë në banesën e punonjësit të Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari. Gruaja është dërguar në kirurgji por pa shenja jete. Trupi i saj ndodhet në morg.
Grupi hetimor me praninë e Prokurorit të gatshëm dhe oficerët e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.