Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe. Një shqiptar është gjetur i pajetë në makinë, ndërsa mjeti i shkrumbuar. Trupi i Vilson Meshit, 30 vjeç u gjet brenda një makine Audi A4 të dëmtuar nga flakët. Nga analizat pas mortore rezultoi se ai kishte vdekur nga thithja e tymit.
Meshi ishte pronarë i një lavazhi makinash dhe merrej me bodybuilder. Babai i tre fëmijëve kishte një makinë Skyline GTR me vlerë 40 mijë paund.
Policia ka kapur si të dyshuar dy 16-vjeçarë dhe një 15 vjeç, të tre nga zona ku shqiptari kishte biznesin, ndërkohë ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së parkingut ku shihet një person me biçikletë që tenton të hapë dyert e makinave të parkuara. Vrasja ka ndodhur më 27 Shkurt, ndërsa autorët e dyshuar u kapën para pak ditësh. Gjithsesi ende nuk ka një pistë të saktë se për çfarë mund të jetë vrarë shqiptari dhe a janë adoleshentët autorët e vertetë.