Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja tragjike në Kamëz! Gazetari: Gjyshi nuk e dinte që 2-vjeçari ishte futur poshtë kamionçinës

2024/10/16 at 6:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm familjen Markdoda në zonën e Kamzës, pasi gjyshi në mënyrë aksidentale përplasi me automjet në oborrin e shtëpisë nipin e tij 2 vjeç.

Për shkak të plagëve të marra fatkeqësisht i vogli ndërroi jetë në spital. Humbja e fëmijës së mitur ka qenë e rëndë për familjen dhe aq më tepër për gjyshin, i cili ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Për emisionin “Rudina” në Tv Klan gazetari Besar Bajraktaraj ndau detaje nga ngjarja e rëndë. Sipas informacioneve të siguruara prej tij, fëmija ishte futur poshtë kamionçinës dhe kjo nuk ishte vënë re as nga gjyshi dhe as nga familjarët e tjerë. Fillimisht këta të fundit mendonin se fëmija ishte rrëzuar nga kati i dytë i banesës, por ishte policia ajo që zbardhi ngjarjen e plotë.

Besar Bajraktaraj: Janë çështje delikate që për shkak të një pakujdesie e çdo individi mund të shkaktojë rrjedhën e jetës, jo vetëm të një personi, por edhe të gjithë familjes. Në fakt dita e sotme duhet të ishte një ditë e zakonshme për familjen Markdoda në zonën e Valiasit në Kamëz. Sipas njoftimit që policia ka bërë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta. Ka qenë gjyshi i familjes i cili ka përplasur aksidentalisht nipin e mitur 2 vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Gjyshi ka qenë në banesën e tij, e ka nisur ditën e zakonshme duke konsumuar kafen e mëngjesit në banesë dhe ka ndezur automjetin dhe më pas është kthyer në banesë. Në momentin që ka dalë ai nuk e ka parë fëmijën 2 vjeç që kishte hyrë në pjesën e poshtme të automjetit, pasi bëhet fjalë për një automjet tip “kamionçinë”. Më pas ka manovruar duke ecur pas dhe ka dalë nga banesa. Ka dalë për të mbyllur portën e shtëpisë private dhe aty janë dëgjuar thirrjet e familjarëve të tjerë pasi kishin parë fëmijën 2 vjeç të aksidentuar.

Rudina Magjistari: Në kujdesin e kujt ishte fëmija në atë moment?

Besar Bajraktaraj: Ka pasur dhe persona të tjerë në fakt, por mund të themi se ka qenë një neglizhencë e momentit, pasi fëmija ka hyrë në pjesën e poshtme të automjetit dhe nuk është konstatuar as nga familjarët e tjerë. Është një ngjarje e rëndë që familjarët fillimisht kanë menduar se ishte rrëzuar nga kati i dytë i banesës, por më pas dhe me mbërritjen e policisë është sqaruar edhe gjithë dinamika. Është tentuar që t’i jepet ndihma e parë në spital, por i vogli ka ndërruar jetë në spital.

Rudina Magjistari: Ndërkohë me gjyshin e tij, është marrë ndonjë masë nga policia?

Besar Bajraktaraj: Gjyshi ka qenë në gjendje të rënduar. Dhe sot kur është pyetur nga policia ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Rudina Magjistari: A është në gjendje të lirë gjyshi tani?

Besar Bajraktaraj: Ai nuk është në gjende të lirë pasi duhet të përballet me përgjegjësi penale pasi është arrestuar nga policia, për shkaktim të aksidentit me pasoja të rënda që është edhe vdekja. Është një procedurë që policia e kryen, ndoshta më vonë do të ketë dhe një masë lehtësuese nga ana e gjykatës. Janë një sërë komponentësh që kanë ndikuar, fakti që fëmija ka ndërruar jetë ka qenë përgjegjësi e familjarëve. Ky rast është përsëritur, sepse ka pasur edhe raste të tjera. Ka pasur kategori të tilla të cilët kanë kryer aksidente të tilla./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Si Baba Vanga edhe Nostradamus kanë bërë të njëjtin parashikim shqetësues për vitin 2025

Si Baba Vanga edhe Nostradamus kanë bërë të njëjtin parashikim shqetësues për vitin 2025

Vrasja e kryebashkiakut në Liban, reagon Izraeli: Synojmë vetëm Hezbollahun, por ata përfitojnë nga civilët

Vrasja e kryebashkiakut në Liban, reagon Izraeli: Synojmë vetëm Hezbollahun, por ata përfitojnë nga civilët

Kampi në Gjadër/ Kthehen pas dy emigrantë, shkak është bërë…

Kampi në Gjadër/ Kthehen pas dy emigrantë, shkak është bërë...

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com