Zëvendësdrejtori i Krimeve, Gentian Berberi ka detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në një firmë inertesh në Kurbin, ku një person humbi jetën dhe u plagos pronari i tij.
Ai tha për mediat se autorët qëlluan me automatik, ndërsa shënjestër ishte pronari, Ardian Gjeloshi.
Berberi theksoi se po hetohen disa pista, siç mund të jenë konfliktet e pronarit të biznesit.
“Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Arian Gjeloshi si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën një 70-vjeçar. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale, jemi në veprimet e para. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, tha zv.drejtori i krimeve, Gentian Berberi.