Një reagim në lidhje me ngjarjen në qytetin e Korçës, ku bashkëshorti lyen me benzinë gruan dhe tenton ta djegë, erdhi edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Në një postim në rrjetet sociale, Manja e konsideron krimin të neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia.
“Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë”, tha Manja.