Policia e Elbasanit ka ndaluar drejtorin e komanduar të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë, në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Kujtojmë se ditën e djeshme i dënuari me 32 vite burg, Arben Lleshi u vra me armë zjarri ndërsa Indrit Shaqja një i dënuar tjetër mbeti i plagosur. Autor i ngjarjes së rëndë, rezulton të jetë Sokol Mjacaj, një tjetër i dënuar i cili bëri disa minuta rezistencë pas ngjarjes, por më pas iu dorëzua drejtorit të burgut.
Gjatë ditës së sotme ai ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë.