Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e Tahirit…dhe fenomeni

2017/10/18 at 4:24 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngjarja e Tahirit…dhe fenomeni

Nga Alban Daci


Situata në Shqipëri është shumë e rëndë dhe kjo nuk është vetëm një arsyetim për avantazhe politike të një kategorie, apo humbje politike për një kategori tjetër. Të rinjtë duhet të lënë mënjanë moralizmat dhe përdorimin politik të tyre, por duhet të arsyetojnë me logjikë racionalë përballë kësaj situate shumë më të rëndë se sa duket në pamje të parë.

Nuk dua t’i trajtojë ngjarjet e fundit duke vendosur në qendër të vëmendjes Tahirin, duke e fajësuar apo duke shfajësuar atë, sepse nuk jam gjykatës e as prokuror e nuk dua të marr përsipër angazhime të tilla, duke shpresuar se akoma ka në Shqipëri prokuror, punonjës policie apo gjykatës që besojnë tek drejtësia, tek Shteti i së Drejtës dhe janë të gatshëm të përballen me të keqen duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Përgjimet e publikuara nga gjykata Italiane dhe të bëra nga autoritetet italiane janë shumë më të rënda se sa po përcillen realisht në mediat këto ditë dhe po ashtu, për fat të keq, forca e Opozitës nuk duket në nivelin e duhur përballë këtij realiteti të rëndë.

Nga përgjimet që janë publikuar në media dhe që i kam lexuar unë, jam trishtuar për disa nënvizime: Së pari, faktin se persona të tillë janë në gjendje të komandojnë strukturat shtetërore për interesat e tyre. Pra, ata, siç pretendohet kontrollojnë radarët duke i vënë në shërbimin të tyre. Çfarë është kjo? Kjo është kapja e shtetit nga organizata mafioze të mirëfillta që përdorin potencialin e tyre ekonomik dhe jo vetëm, për të mbajtur struktura shtetërore në kundërshtim me ligjin në shërbimin e tyre. Çfarë ka tjetër të rëndë në këtë histori? Sovraniteti i Shtetit është i cenuar rëndë nga grupe kriminale? Nëse kontrollon radarët, atëherë ke cenuar integritetin territorial të Republikës dhe po ashtu edhe sovranitetin. Persona, pavarësisht se siç pretendohet radarët i kanë kontrolluar për fitime të paligjshme kriminale, kjo dëshmon dobësinë e institucioneve shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Mafia kundër shtetit? Mafia Brenda shtetit? Apo nuk ka mafie Shqipëria? Karakteristikat themelore të organizatave mafioze janë se ato kanë lidhje me territorin, e kontrollojnë territorin përmes lidhjeve dhe sponsorizimeve të bëra nga politika (sponsorizojnë politikan si individ, mbështesin forca politike apo koalicione për të fituar dhe më vonë për tu shërbyer me antishtet), kur fitimet e tyre janë të mëdha dhe të krahasueshme me buxhetin e një shtetit e kështu krijojnë atë që quhet shtet paralel dhe mbi të gjitha kur aktiviteti i tyre kalon kufijtë lokal dhe shtetëror. Nga përgjimet e fundit i kemi të gjitha karakteristikat për një definicion të tillë. Që pas ngjarjeve të 92-93 në Itali me “Mani pulite” e “Maxi processo”, këndvështrimet për fenomenet mafioze kanë ndryshuar. Tashmë doktrinat e studimeve në këtë drejtim hedhin vëzhgime për fenomenet e mafias në shtet. Pra, në rastet kur organizatat mafioze nuk janë më të jashtë dhe në luftë me institucionet shtetërore, por kanë depërtuar përmes politikës dhe favorizimeve të bëra prej saj, dhe janë njësh me të. Në këtë rast format e inkriminimin janë përmes monopoleve politike, tenderëve politik, sponsorizimeve, mekanizmave të pastrimit të parave përmes sistemeve bankare dhe po ashtu trafiqet me prapavijë shtetëror e kryesisht për armë. Nuk e di në çfarë faze jemi në Shqipëri, por fakti i implikimit të politikës dhe vendosjes së aparateve shtetërore në shërbimin e tyre, më bën të trishtohem përballë këtij realiteti.

Ky shkrim nuk ka për qëllim të sulmuar Tahirin, për ta denigruar atë ose për t’i bërë proces mediatik. Megjithatë, politika nuk është vetëm drejtësi, por është edhe moral ashtu siç e quan që në fillimet e demokracisë institucionale, Aristoteli. Në këto rrethana dhe në një vend demokratik Tahiri duhet të jap dorëheqjen nga imunitetit, shteti të bëj veprime urgjente përmes Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e radarit dhe për raste të tjera që nuk kemi informacione.

Çfarë më trishton tjetër? Në përgjime flitet për shuma të konsiderueshme parash që sipas tyre duhen për fushatë elektorale. Saimir Tahiri ka pasur rol kryesor në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe nuk ka asnjë transparencë për fondet dhe paratë që janë përdorur në këtë Qark. Po ashtu dihet se blerja e votës ka qenë një fenomen masiv në këto zgjedhje. Në këto rrethana dhe me një arsyetim të thjeshtë, pushteti i ardhur nga Rama duket se ka sponsorizimeve nga organizata mafioze dhe kjo jo vetëm e deligjitimon, por hap rrugë të tjera për situata të ngjashme si “tangtopoli” në Italia apo “mani pulite”. Për këto arsye e argumente, Rama duhet të jap dorëheqjen pa pritur që të ketë një proces drejtësie, sepse tashmë s’ka moral politik për një qeverisje të ndershme e pro interesave të qytetarëve e në këto rrethana nuk ka arsyetim politik që të mbijetoj.

Mundësi reflektimi të paktën për ne të rinjtë. Këtu e kam fjalën për juristë të rinj, për deputetë të rinj, profesionist të rinj. Do i këshilloja në mënyrë shoqëror që të bëjnë kujdes me reagime emocionale apo partiake në shërbim të interesave personale apo privilegjeve politike, sepse njollosin karrierën e tyre dhe po ashtu modelin që të rinjtë duhet të ndjekin. Kam lexuar dy reagime të Spiro Palit që i dyti është kontrovers me të parin. Me vjen keq që një vajzë e re më një perspektivë krejt pozitive me të ardhmen, bëhet pjesë e kauzave politike që janë shumë më të mëdha se ajo e shumë më të rënda se sa të trajtohen, thjeshtë si çështje politike. Kemi të bëjmë më çështje që cenojnë në themel demokracinë, rendin kushtetues, sovranitetin, tërësinë territoriale dhe po ashtu edhe demokracinë. Të rinjtë të paktën nuk duhet të pajtohen qoftë edhe për interesa personale politike me nocione që turpërojnë koshiencën e çdo qytetari të lirë. Shpresoj që Saimir Tahiri të qartësoj në vazhdimin pozicionin e tij, sepse si i ri që është nuk do ja uroja që ai të identifikohet me fenomene që në Itali kanë marrë mijëra jetë njerëz që i kanë shërbyer Shtetit të së Drejtës e po ashtu edhe kauzave të lirisë.



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Prokuroria e Krimeve të Rënda: Edhe ne po i hetojmë Habilajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Edhe ne po i hetojmë Habilajt

Jep dorëheqjen trajneri i Superligës shqiptare

Jep dorëheqjen trajneri i Superligës shqiptare

“Dhjetëra hotspote mjedisore rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”

“Dhjetëra hotspote mjedisore rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com