Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në një pritë në fshatin Drisht të njësisë administrative të Postribës në Shkodër.
Vrasja ndodhi rreth orës 11: 45 minuta dhe policia e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Viktimat janë Abdullah dhe Skënder Shkami. Dyshohet se autori i ka zënë pritë dy viktimave.
Burime nga policia bëjnë të ditur se është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për arrestimin e tij. Janë ngritur dhe postblloqe
Dyshohet se autori është nga e njëjta zonë ku banojnë vëllezërit dhe me ta ka pasur një konflikt të mëparshëm.
/Oranews.tv/