Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e plotë-video/ Gjithë akuzat që ngriti prokuroria për Shullazin e dy të tjerë

2016/04/18 at 9:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shullazi zhdëpi Gjushin e bashkisë 

Emiljano Shullazi dhe dy miqtë e tij, Gilmando Dani e Blerim Shullazi nga Kruja u ndaluan me urdhër të Prokurorisë se Krimeve të Rënda, pasi dyshohen për një sërë veprash penale. Policia e Tiranës zbardhi akuzat ndaj tyre, për disa vepra të rënda penale.

Ata akuzohen për “shtrëngim për dhënie pasurie”, “shkatërrim të pronës me eksploziv”, “krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “armëmbajtje pa leje dhe kanosje”.

Policia sqaroi se ndalimi i tyre është bërë për shkak se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.

Sipas policisë, ata i kanë shkatërruar pronën me eksploziv të shtetasit me inicialet A.Z, me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Televizioni Klan mësoi se bëhet fjalë për biznesmenin e ndërtimit Arjan Ziko. Këtij garazhi në pronësi të tij, pranë policisë bashkiake të Tiranës, iu vu një sasi tritoli me 13 mars të këtij viti. Shpërthimi, sipas Prokurorisë së Krimeve të Renda ka qenë vetëm paralajmërim.

Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Televizionin Klan se, 38-vjecari Shullazi, bashkëmoshatari i tij Dani dhe 32-vjecari Shullazi po hetohen për 4 procedime që janë bërë në disa qytete.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte nën përgjim prej disa muajsh dhe mbrëmjen e shkuar ka kërkuar ndalimin e tyre. Tre te ndaluarit ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mbrëmë Shullazi është marre në pyetje dhe i ka mohuar akuzat.

Ai është pyetur edhe për kërcënimin e kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynir Konit, që u bë publik nga ish-kryeministri Berisha, por ka mohuar ta ketë kërcënuar atë. Ne pyetje është marre edhe akademiku Koni, i cili ka deklaruar para hetuesve se është kërcënuar, por nuk i ka njohur personat qe e kane kanosur.

Shullazi u ndalua rreth orës 21.15 në Tirane se bashku me Gilmando Danini dhe policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij. Ndërsa Blerim Shullazi, mik dhe i afërm i tij është ndaluar në Krujë.

Rreth dy orë më vonë, në Prokurorinë e Përgjithshme, kryeprokurori Ardiatik Llalla thirri në një takim urgjent Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit Haki Çakon, kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe kryeprokurorin e Krimeve të Rënda.  Mësohet se në takim është folur për koordinimin e veprimeve në hetimet për tre te ndaluarit.

/TV KLAN

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ja pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt! 

Ja çfarë thotë takimi i parë për lidhjen tuaj

Fanset e veçanta të Encës…

Fanset e veçanta të Encës...

Xhaxhai: Unë e di vrasësin e Aleks Nikës, edhe shteti e di, nuk do ta arrestojë

Xhaxhai: Unë e di vrasësin e Aleks Nikës, edhe shteti e di, nuk do ta arrestojë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com