Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NGJARJA E PLOTE/ Atentati ndaj Llanajve që tronditi Vlorën, mes të plagosurve një fëmijë

2017/10/01 at 4:26 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia: Dy të plagosurit në atentat 50 dhe 39 vjeç

Tre persona u plagosën në një atentat të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ndër ta dhe nje femijë 8 vjeç. Ka qenë ora 09:35 minuta kur një breshëri automatiku u derdh mbi një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë VL 6368 C.

Në të gjendeshin Ferdinand Llanaj 39 vjeç dhe Dritan Bega 50 vjeç. Djali 8-vjeçar i Llanajt ndodhej pranë makinës së të atit.

Të paktën 20 plumba janë qëlluar në drejtim të tyre. Sipas policisë autorët dyshohet se kanë qenë dy. Ata i kanë zënë pritë objektivit të tyre me një automjet tjetër tip BMW me targa italiane dhe plumbat kane ardhur nga personi që ka qenë në vendin e pasagjerit.

Besohet se ka pasur një kundërpërgjigje nga njëri prej të plagosurve, pasi në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë e gjakosur.

Autorët janë larguar në drejtim të autostradës Vlorë – Fier dhe rreth dy orë më pas makina e tyre u gjet e djegur në fshatin Kafaraj të Fierit, poshtë një nënkalimi të rrugës Levan-Tepelenë.

Brenda ishte lënë kallashnikovi me të cilën u krye atentati. Ndërsa gjurmë të tjera vështirë të gjenden pasi makina është e shkrumbuar tërësisht.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen dyshon se objektivi ka qenë Ferdinand Llanaj. Nuk përjashtohet që bashkë me të te jetë tentuar edhe eliminimi i Dritan Begës.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, por në dy drejtime të ndryshme.

E para është ajo e konflikteve e masakrës se Çoles në 2015 ku vëllai i Ferdinand Llanajt, Aleksandri së bashku me miqtë e tij Ani Begaj dhe Bertil Aliaj vranë 3 të rinjtë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

E lidhur me këtë histori sipas burimeve te policise, është dhe vrasja e biznesmenit Erven Hyseni në sheshin e Flamurit në Vlorë, ku mbeti i vdekur aksidentalisht edhe drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu. Erven Hyseni ishte daja i një prej të vrarëve të masakrës së Çoles.

Dinamika e ngjarjes është thuajse e njëjtë. Është përdorur një kallashnikov, një makinë tip BMW dhe më pas mjeti gjendet i djegur në Fier poshtë një mbikalimi, në të dyja rastet.

Pista e dytë është zinxhiri i hakmarrjeve që familja Llanaj ka me familjen Xhaferri në Selenicë, që ka shkaktuar disa të vrarë.

Në vitin 2011 në Selenicë është vrarë babai i të plagosurit Ferdinad Llanaj, Baftjar Llanaj, i cili dyshohej se kishte vrarë dy persona nga familja Xhaferri. Për këtë ngjarje u arrestua Sako Xhaferri, i cili mbeti i plagosur edhe vetë në atentat.

Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë edhe konflikte të tjera të cilat mund të jenë të lidhura me aktivitete të paligjshme.

Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Tronditëse/ “E urrej fëmijën tim, lutem që të vdesë në gjumë”

Tronditëse/ “E urrej fëmijën tim, lutem që të vdesë në gjumë”

Jul Deda e ka sërish me Altin Bashën: Ja pse ika nga “Portokallia”

Jul Deda e ka sërish me Altin Bashën: Ja pse ika nga "Portokallia"

Sulmi në metronë e Marsenjës, dyshime për terrorizëm. Autori thirri Allahu Akbar dhe theri me thikë dy kalimtarë

Sulmi në metronë e Marsenjës, dyshime për terrorizëm. Autori thirri Allahu Akbar dhe theri me thikë dy kalimtarë

TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com