Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e Kumanovës/Babai i dënuar me burgim të përjetshëm, e bija rrëfehet: Kanë besuar se ishte një komandant amerikan 

2017/11/12 at 1:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ngjarja e Kumanovës/Babai i dënuar me burgim të përjetshëm, e bija rrëfehet: Kanë besuar se ishte një komandant amerikan 

Vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm në grupin e ‘Kumanovës’, ka rrëfyer disa detaje të pathëna deri më tani për këtë konflikt. Çfarë i kishte thënë asaj babai kur kishte vendosur të merrte pjesë në konfliktin në Kumanovë? Pse ndihet i tradhtuar babai i saj? Cila ishte biseda e Ali Ahmetit Shefqet Hallaqin dhe çfarë u kishte thënë ai pjesëtarëve të këtij grupi? Kush u tha atyre se në krye të kësaj pune është një komandant amerikan dhe çfarë doli në të vërtetë. Të gjitha këto i gjeni në rrëfimin e Melisës dhënë për Gazetën Insajderi.

Gjykata Penale javën e kaluar dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm. Ndër ta ishte edhe Valdet Zekaj. Familjarët e tij kanë rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Insajderi disa detaje të cilat ai ua ka thënë atyre.

Vajza e tij, Melisa Zekaj, ka rrëfyer për Insajderin disa gjëra të cilat ia ka thënë babai Valdeti.

Ajo ka thënë se babanë e saj e kishte ftuar  Xhafer Zymberi, i vrarë në konfliktin e armatosur në Kumanovë. Ai i kishte thënë se po shkojnë atje për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve.

“Një muaj para se me ia nis lufta, babi e ka marrë vesh. E ka thirr Xhafer Zymberi, i ka thënë se po shkojmë të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, pikërisht për shkak të prishjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe kinse për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtu kanë thënë se janë shumë njerëz dhe kanë prit që kur t’ia fillojnë luftimet me ardhë edhe rreth 200 të tjerë. Por ka përfunduar me diku 40 veta. Kur babi u interesua ta dinte se kush po shkon, i ka njohur disa prej tyre, por nuk ka pasur ndonjë miqësi të madhe me ta, përveç me Xhaferin”, ka rrëfyer Melisa për Gazetën Insajderi.

Por, një gjë që ajo e tregon për herë të parë, thotë se babait të saj i kishin thënë se është një komandant amerikan që do t’i prijë kësaj çështjeje. Por u doli krejt diçka tjetër.

“Kanë thënë se është edhe një komandant amerikan dhe ata i kanë besuar se ai është amerikan. Por kur babi ka hyrë në burg, e ka kuptuar se ai nuk ka qenë amerikan për shkak se nuk e ka pasur theksin e tillë, por as si maqedonas, por krejt diçka tjetër. Emrin nuk ia din”, ka thënë tutje ajo.

Madje, sipas rrëfimit të saj, një grupi prej disa personave, në të cilin ka qenë edhe babai i saj (Valdet Zekaj), për kalimin e kufirit u kanë ndihmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë.

“Kur e kanë kaluar kufirin, i ka dërguar Policia e Kosovës bashkë me ata të Maqedonisë, dhe këtu dyshojmë se kanë lidhje edhe shërbimet sekrete. Policët e Kosovës i kanë dërguar deri te kufiri, pastaj bashkë me ata maqedonas e kanë kaluar kufirin, dhe përmes maleve kanë shkuar në Kumanovë”, vazhdon rrëfimin ajo.

Mirëpo, para nisjes për në Kumanovë, ajo thotë se grupi i babait të saj kanë shkuar në një qytet të Kosovës dhe i kanë thyer telefonat.

“Para nisjes për në Kumanovë, pjesëtarët e këtij grupi kanë shkuar në një qytet në Kosovë dhe i kanë dorëzuar e thyer telefonat, dhe kur kanë shkuar në Kumanovë kanë pasur vetëm telefona të thjeshtë. Atje kanë shkuar për ta parë terrenin dhe më pas janë kthyer në Kosovë”, tregon Melisa atë që kishte dëgjuar nga babai i saj.

Ajo thotë se pasi kanë qëndruar disa ditë në Kumanovë, më pas janë kthyer në Kosovë. Sipas saj, ideali i tyre ka qenë t’i bashkojnë trojet shqiptare, duke e imagjinuar luftën atje sikurse ajo e Kosovës në vitin 1998.

“Tani kanë shkuar atje. Në ditën e nisjes së luftimeve babi ka kontaktuar me mamin në telefon dhe i ka treguar që ia kanë nisë luftimeve. Prej atij momenti, diku rreth orës 5:00 të mëngjesit, nuk ka folur as me mamin dhe as me askënd tjetër. Tani nisëm edhe prej lajmeve me marrë vesh se çka po ndodh, por nuk e dinin a është i gjallë apo i vdekur”, tregon për ankthin që përjetuan në familje.

Ajo thotë se njëri prej policëve shqiptar të Maqedonisë e ka njoftuar vëllanë e Valdetit (axhën e Melisës) në Amerikë për t’i treguar se ai është gjallë.

“Ne e kemi marrë vesh prej avokates dhe përmes një polici shqiptar. Babi ka qenë shumë i lënduar. I ka thënë një policit shqiptar që të kontrollojë në badifokën e tij dhe aty është numri i mamit (gruar së vet) dhe i axhës (vëllait të Valdet Zekës) në Amerikë. Polici e ka thirr axhën tim në Amerikë dhe i ka treguar që babi është mirë. Dhe tani ne jemi angazhuar që t’ia gjejmë avokatin”, vazhdon rrëfimin Melisa.

Ajo thotë se, sipas asaj që ka dëgjuar nga babai, Shefqet Hallaqi kishte pasur kontakte me Liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

“Shefqet Hallaqi ka pasur kontakt me Ali Ahmetin dhe e ka pyet se çka të bëjmë sepse na kanë rrethuar. Ai (Ali Ahmeti) u ka thënë që të dorëzohen se tash po e çoi OSBE-në. Por në fakt nuk ka qenë OSBE-ja por vetëm policët maqedonas. Babi ka qenë prezent kur  Shefqet Hallaqi ka fol në telefon me Ali Ahmetin kur ai u ka thënë të dorëzohen”, tha ajo.

Ajo thotë se e kanë ditur se ata do të dënohen, por jo edhe kaq shumë.

“Ne e kemi ditur se babi do të dënohet, sepse aktakuza ka qenë shumë e madhe. Por nuk ka pasur aq vepra të mëdha sa e kanë dënuar. Babi thotë se, kur e di që kam bërë diçka të keqe, nuk e kam dert, por kërkon ta dijë se pse kanë shkuar atje dhe kush i ka dërguar. Ai nuk i din emrat”, tregon ajo për Gazetën Insajderi.

Melisa, asokohe e re dhe jo shumë e informuar me ngjarjen, thotë ta ketë pyetur babanë e saj se përse nuk po shkojnë në Mitrovicë për të luftuar por në Kumanovë. Ajo tregon arsyetimin që ia kishte dhënë babai,

“Kur e pata marrë vesh këtë punë, pyetja ime e parë ka qenë se, pse nuk po shkoni në Mitrovicë, sepse ajo ka qenë më në rrezik sesa Kumanova, dhe babi me ka thënë se është prish marrëveshja e Ohrit. Unë atëherë i kam pasur 16 vjet dhe nuk e kam ditur se çka është marrëveshja e Ohrit, dhe ai më ka treguar se atje (Maqedoni) nuk po i lejojnë shkollat shqipe, nuk po përfillen të drejtat e tyre. Babi thoshte se, kur ta kryejmë në Kumanovë, pastaj shkojmë edhe në Mitrovicë”, tregon ajo bisedën me babanë e vet.

Sipas saj, babai i ka rënë pishman që nuk ka kërkuar të dijë më shumë për arsyen e shkuarjes atje, por nuk i ka rënë pishman për idealin që ai e ka pasur në kokën e tij.

“Babi i ka ra pishman që nuk ka hulumtuar më shumë para se të shkonte, por jo edhe për idealin që ai e ka menduar. Ai ndihet i tradhtuar prej dikujt që nuk e di se kush është”, ka përfunduar rrëfimin ajo.

Për më tepër, Gjykata Penale në Shkup dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burgim të përjetshëm, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.

Me burg të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi i njohur si ‘Malisheva’, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski./Insajderi.com


Etiketa: kumanovamelisa zekajrrefimivaldet zekajxhafer zymberi


Ju sugjerojmë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Para
Ja detajet që meshkujt venë re tek femrat gjatë seksit

Janë tre gjëra të çuditshme, por që një vajzë i kërkon gjatë marrëdhënieve seksuale

Prova që fundos gjyqtarin Miri, janë filmimet në lokalin ku u morën 20 mijë euro

Gjykata vendos burg për gjykatësin Shkëlqim Miri 

Enca i publikon foton, vajza i shkruan këngëtares : Ai është babai im…

Enca i publikon foton, vajza i shkruan këngëtares : Ai është babai im…
















TE FUNDIT

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com