Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e Fushë Krujës/8 persona abuzuan brenda një nate me 17 vjeçaren

2020/07/14 at 7:56 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngjarja e Fushë Krujës/8 persona abuzuan brenda një nate me 17 vjeçaren

8 persona kanë abuzuar seksualisht brenda një nate me 17-vjeçaren nga Fushë Kruja duke e droguar për 12 ditë rresht. Pas denoncimit të bërë nga vajza 5 të rinj të përfshirë në këtë ngjarje kanë rënë në pranga e policisë, ndërkohë që njëri prej tyre është në kërkim.


Babai i të miturës, gjatë një interviste në  “Report Tv”, ka treguar mes lotësh se si vajza prej 2 muajsh ishte në një lidhje me të riun Alket Brata (në kërkim) dhe se për shkak të konflikteve me nënën ishte larguar nga shtëpia. Ndërkohë babai i saj i divoruar nga e ëma, ndodhej në burg.  Ka qenë pikërisht Brata ai që e dorëzoi te grupi i katër të rinjve, që abuzuan me të.

Rrefimi i babait te vajzes

Më kanë çuar informacione çdo kohë që goca ishte larguar nga shtëpia, se fëmijët i kam takuar çdo javë. Kur nuk erdhi goca më thanë që është nisur në Sarandë. U kam thënë denoncojeni se e kanë marrë horrat për ta trafikuar për prostitutë. Sa i kishte mbushur 17 vjeç.

Goca me lëndët narkotike, i ka kaluar me moshatarët e saj. Ai fëmijë m’i ka treguar të gjitha çfarë ka kaluar, mua, jo nënës së saj. Unë e di se sa ka vuajtur. Ajo ka pirë me moshatarët e saj nga fillimi 2016 hashash, pastaj kanë hyrë këto njerëzit, ka prindërit e divorcuar, s’ka përkrahje. Në atë kohë s’kishte lidhe me këtë grupin e të rinjve, ma ka thënë goca. Në 2019 nga korriku, është njohur me një djalë në Krujë, se ka pas lënë shkollën, aty është njohur me një nga grupi, por që nuk e kanë arrestuar e kanë lënë jashtë, arsyet i di shteti.

Ishte një djalë, ai e ka mbajtur për disa kohë afër, i ka dhënë lëndë narkotike, se e ka ditur që kjo ka pirë më herët me moshatarët e vetë. Ka thënë “kjo pi lëndë narkotike ta afroj unë tani”. Janë takuar për rreth 2 muaj, s’ka qenë e larguar nga shtëpia, ka ndodhur në korrik të 2019. Në tetor janë bërë gati për ta trafikuar gocën, ka qenë ikja e parë nga shtëpia. Ia kanë mbushur mendjen nga droga dhe i kanë thënë do të “punojmë jashtë shtetit, ti do të bëhesh bose”. Ka qenë vetëm ky Alketi, jo grup. Ajo ishte fëmijë, jo ndonjë vajzë e madhe që t’i kuptonte gjërat. Me këtë djalin u njoh pa i mbushur 17 vjeç. Ky djali ishte i pari i grupit.

Në tetor goca është ngatërruar me nënën e vet, që “dua të dal, të pi të kafe”. Nuk i vë faj nënës së saj, edhe pse s’kam marrëdhënie të mirë, ajo fëmijët e saj i ka mbajtur. Zihet me nënën dhe largohet nga shtëpia dhe takon këtë, “i thotë që jam larguar nga shtëpia, nuk kthehem më, ti me kë dhënë shpresat që do të rregulloj”. Ai nga aty e ka marrë dhe i ka çuar te këto personat që janë arrestuar sot, i njoh të gjithë  këta maskarenjtë, baballarët e tyre. Këta të rinj ishin kushërinjtë e 32-vjeçarit, miq, nipa daja. Janë njerëz të afërt me njëri- tjetrin. E ka dorëzuar dhe ata kanë vendosur disa kushte, me sa më ka treguar vajza, se nuk besoj se më ka gënjyer. Ai i ka thënë unë kam bërë burg, nuk merrem dot me këtë, por merreni dhe sistemojeni.

Ata e kanë marrë nga aty, e kanë çuar në Tiranë në një hotel në Kamëz. Atë natë e kanë mbajtur aty, i kanë dhënë drogë, të nesërmen e ka dërguar në “Myslym Shyri”, në një shtëpi private, por nuk i kujtohet se e kanë mbajtur me kokën e ulur. Këtu ka qëndruar rreth 2-3. I kanë çuar disa persona, 3-4. Mos kujto se e kam të lehtë, këto që po të them. (qan) Aty një maskara e ka dërguar në shtëpi, i kanë çuar 8 veta në shtëpi. Kjo ka ndodhur në një fshat të Niklës. 8 vetë gocës 16-vjeçe. Brata ka pasur edhe babanë në shtëpi kur e kanë përdhunuar gocën 8 veta, ai u shërbente birra.

Ky legeni Brata e ka bërë. Kjo faktikisht nuk është një ngjarje e lehtë, e ka kaluar një traumë, jam munduar ta mbaj se kam thënë “ca të kem do e shes dhe do të të bëj njeri”. Vajza ka ndenjur 12 ditë është shfrytëzuar seksualisht në Nikël dhe Tiranë, por ata i thonin vajzës që “do thuash jam në Sarandë”.

I kam thënë gruas që raporto në polici. Në burg isha dhe më thonin njerëzit “ta kanë marrë vajzën dhe po ta trafikojnë jashtë shtetit”. Të nesërmen i kanë thënë “qenke mirë, e përballoke, do të shkojmë në Durrës se aty kanë lekë”. E kanë mbajtur aty, dhe pastaj e kanë rikthyer në Kamëz, në një hotel.

E gjitha ka ndodhur për 12 ditë.  Nëna e kishte bërë denoncimin se i kishte thënë nënës “jam në Sarandë, do të iki në Greqi”. Nuk e linin vajzën që të fliste më gjatë, merrte nga numrat e këtyre djemve, në Instagram. Ky i pari që ua ka çuar këtyre, komandanti, pastaj ia kanë çuar kushëririt, dhe 2 si punëtorë që i mbanin me lekë, nga 23-32 vjeç”.  Këto e kanë mbajtur gjithmonë nën efektin e drogës, po t’i kalonte 7-ë orë dhe shikonin që vajza donte të shkonte në shtëpi e drogonin prapë”.

 

Etiketa: 17 vjecarealket bratababaifushe krujerrëfimvajza


Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Në fundjavë një pjesë e Tiranës pa drita

Nesër ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Tiranë

Gjykata lejon botimin e librit të mbesës së Trump

Gjykata lejon botimin e librit të mbesës së Trump

Manastirliu: Sot kemi nisur analizën serologjike, nëse validohet…

Qipro raporton vetëm një rast të ri me Covid dhe ai është shqiptar
















TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com