Një aksident ka ndodhur pak para mesnatës në Tiranë, ku nga përplasja e dy makina.
Mësohet se një 37-vjeçare në gjendje të dehur përplasi makinën me drejtues shtetasin me iniciale F.B., 37 vjeç.
Policia bën me dije se kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej tyre janë fëmijë të mitur.
Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“N.V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al