Në qytetin e Vlorës është vënë në pranga një i moshuar për ngacmime seksuale.
Sipas njoftimit të policisë, i moshuari 73-vjeçar H. H nga fshati Risil në Vlorë ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçar.
Po ashtu në Vlorë është shpallur i zhdukur një 18-vjeçar. Denoncimin e ka bërë shtetasi Xh.H ku sipas tij, prej muajit shtator, nipi i tij A. H është larguar nga shtëpia dhe ka humbur kontaktet me të. Po vazhdon puna për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al