Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar.
Mësohet se kallëzimi për 64 vjeçarin B.S është bërë nga gjyshja e fëmijës së mitur, e cila thotë se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht nipin e saj të mitur.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme./Opinion.al