Është lënë në burg Sokol Kapinova, 48-vjeçari nga Berati i cili ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare.
Bëhet me dije se 48 vjeçari e ka gënjyer të miturën me ëmbëlsira. Ngacmimi seksual ka ndodhur në prani të motrës 7 vjeçare të të miturës.
Kapinova nuk ka shprehur pendesë gjatë seancës gjyqësore. Ndërkohë, raportohet se asnjë avokat nuk ka pranuar që ta mbrojë 48 vjeçarin. Ngjarja e rëndë e ngacmimit seksual me të mitur ka ndodhur 2 ditë më parë në lagjen “Barrikada”./ Opinion.al