Një i ri nga qyteti i Shkodrës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajzë 27-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në lokalin, ku i riu i identifikuar Gjergj Dedushi punonte si kamarier.
Ka qenë 2-vjeçarja, ajo që bëri kallëzim në polici për ngacmimin seksual.
31-vjeçari u arrestua nga blutë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga e reja.
“Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallëzimit të 27-vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.