Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë të Pogradecit është pezulluar nga detyra. Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës vendosi që të pezullojë Adriatik Haxhillarin nga detyra, deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij. Haxhillari akuzohet për ngacmim seksual të dy të nxënseve 14-vjeçare.
Policia e Pogradecit ka mundur të marrë informacion nga vajzat, në prani të psikologeve, se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit: “U lodhët sot?”
Nesër pritet që 59-vjeçari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë./Opinion.al