Teksa ishin të pranishëm në eventin e hapjes së vilës 31 të ish-diktatorit Enver Hoxha në një rezidencë artistësh, kryeministri Rama i ka bërë një dhuratë Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Rama i ka dhuruar Macronit një bono që ka qenë qenë investimi i parë në historinë e Shqipërisë për ndërtimin e një stacioni prodhimi të energjisë së rinovueshme të financuar nga shoqëria gjenerale e elektricitetit në Korçë.
Sipas Ramës kjo bono ka një kapital prej 200 mijë frangash për të cilën ka thënë se Presidenti i Francës mund ta përdorë për ta shtyrë Evropën që të investojë akoma më shumë për energji të rinovueshme në Ballkan.
“Dua të ju jap një biletë, një bono për një investim që ka qenë investimi i parë në historinë e Shqipërisë për ndërtimin e një stacioni prodhimi të energjisë së rinovueshme të financuar nga shoqëria gjenerale e elektricitetit në Korçë ku në atë kohë, të gjitha dokumentet e të gjitha procedurat, e gjithë burokracia ishte edhe në shqip, edhe në frengjisht. Është një bono që ka një vlerë të rëndësishme me një kapital prej 200 mijë frangash. Mund ta përdorni për të shtyrë Evropën të investojë akoma më shumë për energji të rinovueshme në Ballkan”-tha Rama.