Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi ditën e sotme se rrogat e Forcave të Armatosura, pavarësisht gradave, nga 1 korriku do të rriten.
Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se rrogat e FA-ve do të pësojnë rritje çdo vit.
Nga ky vendim do të përfitojnë gjithashtu eshe zjarrfikësit.
“Sa i përket pagave për FA-të, por dhe për personelin Civil. Dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt, te gjeneralët. Do të kenë rritje të pagave. Pagat e FA-ve do të rriten çdo vit. Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze.
Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh. Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë”, tha Peleshi.