Duke filluar nga kjo e enjte do të hapen 30 qendra shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.
Teksa shpërndan pamje, Rama thotë se keto qendra janë hapur për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do frekuentojnë Shqipërinë në këtë sezon.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se duke filluar nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë./Opinion.al