Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar vendimin e SPAK, për Sali Berishën, ndërsa thekson se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.
Dumani iu përgjigj edhe pretendimit të avokatëve mbrojtës të cilët pretendojnë se SPAK duke mos iu drejtuar Kuvendit për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ ka kryer veprim antikushtetues.
“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”.
Sa i përket sekuestrimit telefonave ndaj Monika Kryemadhit apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”.