Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga rrugët te targat e makinave ja sa do paguajmë për konceisionet e reja

2017/09/17 at 2:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga rrugët te targat e makinave ja sa do paguajmë për konceisionet e reja

“Jemi të vendosur për të vazhduar përdorimin e instrumenteve financiare, si Partneriteti Publik Privat,(PPP) për projekte me rëndësi të veçantë në ekonomi, për të siguruar investime në infrastrukturë dhe shërbime publike të domosdoshme për qytetarët dhe për rritjen ekonomike të vendit”, shkruan “Panorama”.


Edhe pse qeveria është tërësisht e majtë, pa asnjë aleat të ndryshëm nga ajo, ajo është e qartë në ndarjen e përgjegjësisë me biznesin privat. Por çfarë parashikon programi i Qeverisë së re për koncesionet, ose PPP, dhe cilat janë kostot për qytetarët?

PROJEKTET

Nga hidrocentralet te shëndetësia dhe rrugët, qeveria do të japë gjithçka në dorë të privatit. Programi “1 miliardë USD”, është vetëm një pjesë. Kryesisht, ai do të përdoret për ndërtimin e akseve të reja rrugore ose plotësimin e atyre ekzistuese. Programi parashikon që të jenë sipërmarrësit ata që do të angazhojnë kapitalet e tyre, dhe qeveria, në një afat më të gjatë, të shlyejë detyrimet. Në pamje të parë, duket si një zgjidhje e mirë, pasi nuk ka angazhim tjetër financiar. Pra, paratë e taksave, në formë investimesh, do t’i paguhen kompanive që do të ndërtojnë rrugët, shkollat, apo projektet e tjera. Por, është ministri i ri i Infrastrukturës ai që tregon se do të ketë edhe një tjetër burim, dhe ky prek direkt qytetarët. Duke lexuar emrat e rrugëve të reja, Gjiknuri theksoi në kuvend se, një pjesë e madhe e këtyre projekteve do të financohet me skemën e njohur të partneritetit publik-privat dhe programit “1 Miliard dollarë”, tashmë të shpallur nga qeveria shqiptare. “Të gjitha veprat infrastrukturore paguhen nga përdoruesit. Nuk ka asnjë skemë tjetër. Ku keni parë partneritet publik-privat, ku përfituesi final të mos paguajë veprën publike? Ka disa projekte të ardhura në ministri, ka projekte të tjera që presim, dhe me ngritjen e strukturave të posaçme që do të trajtojnë, të gjitha projektet koncesionare, pra PPP, këto projekte do të vihen në zbatim me kohë. Njëkohësisht edhe shteti do të marrë riskun e tij.” Përdoruesi i fundit i rrugës është qytetari që kalon me makinë. Pra, qartësisht, rrugët e reja do të jenë me pagesë.

EDHE TARGAT ME KONCESION?

Rreth tre vite më parë, në Ministrinë e Transporteve erdhi një propozim nga një kompani private për vendosjen e targave me cip. Pra, zëvendësimi i të gjitha targave të makinave. Vendosja e cipit, argumentohej në atë kohë, do të bënte të mundur kontrollin e automjetit në mënyrë elektrike. Bëhet fjalë për kontrollin e pagimit të taksave, siguracionit të detyrueshëm, si dhe gjobave të papaguara. Nga ana tjetër, projekti parashikonte, që duke vendosur pajisje në të gjithë rrugët kombëtare, do të bënte të mundur edhe kontrollin e shoferëve që shkelin sinjalistikën rrugore, kryesisht shpejtësinë. Lidhja e cipit të targës me këto pajisje bënte të mundur kontrollin në kohë reale, të të gjithë dokumentacionit dhe shkeljeve të mundshme që kryente një përdorues automjeti. Në atë kohë, kompania parashikonte që çdo targë do të kishte një kosto prej 48 euro (me TVSH) për instalimin e çipit elektronik. Qeveria, sërish, i është rikthyer këtij projekti. “Numri i punonjësve të policisë rrugore i pranishëm në akset rrugore, gradualisht do të reduktohet dhe zëvendësohet nga pajisjet teknologjike. Sistemi i evidentimit të shkeljeve rrugore do të jetë i informatizuar. Sistemet teknologjike që do të aplikohen me këtë rast do të japin të dhëna në kohë reale edhe mbi mjetet që qarkullojnë, duke identifikuar në kohë reale edhe raste të qarkullimit të mjeteve më të dhëna teknike jo të rregullta dhe/ose të vjedhura, etj…”, thuhet në programin e qeverisë. Në program nuk flitet se çfarë procedure do të ndiqet, do të jetë shteti apo privati, që do të aplikojë teknologjinë e re. Por qasja e qeverisë për PPP-të, ka shumë mundësi të aplikohet edhe në këtë nismë të re. PANORAMA

Etiketa: koncesionetmakinatargat


Ju sugjerojmë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Para
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është dhunuar

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është dhunuar

Speciale/ Futbollistë dhe personazhe filmash të animuar… Sa shumë ngjashmëri?!

Speciale/ Futbollistë dhe personazhe filmash të animuar... Sa shumë ngjashmëri?!

Xhensila tregon linjat me bikini, muaj mjalti në Maldive

Xhensila tregon linjat me bikini, muaj mjalti në Maldive
















TE FUNDIT

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga...

Lexo më shumë

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar vendi i tij është pranë një marrëveshjeje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet...

Lexo më shumë

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
19 Dhjetor, 2025

Pronari kinez i Tik-Tok, ByteDance, tha të enjten se nënshkroi marrëveshje me tre investitorë të mëdhenj për të formuar një sipërmarrje...

Lexo më shumë

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
19 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ashpër mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin parlamentar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com