Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga raportet me Melonin, te kujtimet e komunizmit, Rama: Do të isha në çmendinë nëse…

2023/08/13 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Nga raportet me Melonin, te kujtimet e komunizmit, Rama: Do të isha në çmendinë nëse…

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar intervistat e dhëna për mediat italiane. Së fundmi, ai ka folur për të përditshmen “Libero”, ku është pyetur për Shqipërinë komuniste, për energjinë dhe turizimin si dhe prespektivat për të arrdhmen e Shqipërisë etj.


Ai gjithshtu foli edhe për raportet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Intervista e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen “Libero”

Një herë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës. Ishte si Rusia e Brezhnevit dhe Kina e Maos. E varfër dhe e tiranizuar. Shqipëria ishte në Europë një lloj enklave e blinduar, me fe komuniste dhe ritual kinez. Askush nuk hynte dhe askush nuk dilte. Pastaj, në fillimet e viteve ’90, rrëzimi i regjimit, ikja masive e qindra mijëra njerëzve drejt Italisë dhe Europës, anijet e përshkruara në filmin “Lamerica” nga Gianni Amelio dhe fillimi i normalizimit.

Tani Shqipëria është një vend modern. Është destinacioni i një numri gjithnjë në rritje turistësh, veçanërisht europianë. E drejton një kryeministër me prirje socialiste që quhet Edi Rama. 59 vjeç. 1 metër e 98 cm i gjatë. Ka luajtur basketboll, pikturon, shkruan, ka dhënë mësim. Po ju’a prezantoj.

 Ju keni thënë se e vlerësoni shumë Giorgian Melonin. Megjithatë, ju jeni socialist. Cili është dallimi midis të djathtës italiane dhe së djathtës shqiptare?

Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona. Po, unë jam socialist, i bindur për rrugën e Tretë të Klintonit, Blairit, Schroederit, Romano Prodit. Por, të qenit i majtë nuk më pengon të bëj zgjedhje që pastaj mund të interpretohen si të djathta, ashtu siç jo të gjitha ato që mbajnë vulën si zgjedhje të majta janë ilaçe që duhen gëlltitur duke kënduar “Bella Ciao”! Dhe pastaj, në kohën e teknologjisë së re, Intelligjencës Artificiale, globalizimit, ka rrezik që të mbytemi në një gotë ujë duke përzier koncepte të vjetra me probleme dramatike për të zgjidhur. Ne duhet të rishpikim gjithë ç’është e mundur dhe të rishpikemi me ngulm në një botë që ndryshon pa marrë as frymë.

 Ju keni kritikuar zgjedhjet e kaluara të Italisë! A mendoni se të majtët italianë nuk janë mjaftueshëm modernë?

E kush jam unë për të gjykuar nëse të majtët italianë janë mjaftueshëm modernë apo të dalë kohe? Çfarë është Massimo D’Alema, modern apo i dalë kohe? Kur e dëgjoj atë, më duket sikur kam para vetes dikë që e rrok shumë më mirë të ardhmen se sa unë dhe shumë të rinj që hedhin salcë mbi veprat e Rafaelos apo Van Gogut!

 A janë të përputhshëm moderniteti dhe socializmi?

Kjo varet nga çfarë kuptojmë me socializëm. Nëse me “socializëm” kemi parasysh ëndrrat e lavdishme të së shkuarës që nuk u bënë kurrë realitet, atëherë jo, nuk janë të përputhshëm. Por nëse kemi parasysh ide dhe vlerat të caktuara, atëherë po, absolutisht! Dhe pastaj, duhet të kemi shumë kujdes për mënyrën se si ato ide dhe vlera na shërbejnë për të shkuar përpara, luftuar, reformuar, transformuar, duke e pranuar çdo dhimbje që sjell modernizimi sjell. Pa bërë gabimin të kthehemi mbrapa në kërkim të gjetjes së mbështetjes së kollajtë në pakënaqësitë e gjindjes.

 Cili është gjykimi juaj për politikat që po zgjedh e djathta e re në Itali?

Unë vlerësoj Giorgian, dhe kaq. Dhe respektoj të gjithë udhëheqësit politikë në Itali, pa ia lejuar kurrë vetes të jap gjykime mbi punën e tyre në shtëpinë tuaj. Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, nuk ka nevojë edhe për një tjetër më shumë që flet pa pasur atributet për të analizuar seriozisht faktet.

 Çfarë mendimi keni për Berluskonin?

E kam njohur shumë pak, por e kujtoj i buzëqeshur. Dhe e kam ridëgjuar e  lexuar disa herë fjalimin e kryepeshkopit në funeralin e tij, një adresim jashtëzakonisht i bukur për një njeri, që le ta themi duke përdorur një eufemizëm, nuk ishte subjekti më i lehtë për një prift. Nga ato pak takime që kam pasur me të, kam krijuar ndjesinë e një njeriu që kishte një ndjeshmëri gjenuine ndaj Tjetrit.

 Sipas jush, Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit?

Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

 A është i mundur bashkëpunimi midis socialistëve dhe të djathtave në Evropë?

Jam shumë kurioz të di.

 Si e kujtoni Shqipërinë me anije të mbushura me refugjatë që iknin drejt Italisë?

Si një vend që pas shekujsh të jetuar në gjunjë filloi të vraponte duke thyer kockat e tij, për ta rishpikur dhe aftësuar vetveten për të qëndruar drejt.

 Ju keni jetuar për një kohë të gjatë, si fëmijë dhe si i ri, në Shqipërinë komuniste. Çfarë kujtoni nga ato vite?

Shumë gjëra, por ndoshta për ju është më interesante të dini se kujtoj muzikën e Carosello-s dhe “Novantesimo Minuto”, zërat e Raffaella Carra-s dhe Sandro Ciotti-it, si dhe heshtjet mediate të Bearzot-it, këngët e Celentano-s apo si hynte zhurmuesi me miza në ekranin e TG1 kur dilte Papa! Nënvizoj se TG1 dhe “Novantesimo Minuto” ishin të vetmet gjëra që mund të shiheshin në Tiranë, ku RAI ishte e “zhurmuar” nga regjimi, ndërsa për Carosello-n dhe Raffaela Carra-n duhej të prisje verën në Vlorë, ku kur nuk kishte asnjë re në qiell, ne nuk shkonim në plazh sepse RAI dhe TeleNorba mund të kapeshin direkt nëpërmjet korridorit të Otrantos, e regjimi nuk mund të bënte asgjë.

 A ju pëlqeu filmi “Lamerica”? A e njihnit Gianni Amelion? E vlerësoni atë?

Ky film është pritur keq në Shqipëri, sepse ishte hera e parë që kishim para syve pasqyrën e atij që ishte vendi ynë dhe vetë ne në atë periudhë dramatike! Nuk ishim të bukur dhe të lumtur, si në pasqyrën e propagandës së regjimit, por të shëmtuar dhe të egër, siç na kishte lënë regjimi. Të shikoheshe në atë pasqyrë të pamëshirshme nuk ishte një përvojë e këndshme! Mua filmi më pëlqeu shumë dhe jam sherruar me miq që thoshin se filmi ishte poshtërues. Nuk ishte Amelio që na kishte poshtëruar, po ata që na kishin mbajtur për dekada në bunkerin me drita të rreme të regjimit më brutal komunist në Europë.

Fashizmi dhe komunizmi kanë vdekur? Janë vetëm një kujtim i keq? Apo mund të kthehen?

 Nuk di nëse ka një shprehje italiane që në shqip thotë, edhe engjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli! Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të kaluar janë histori, por djalli që i ka pjellë ata është gjithmonë gjallë. Kush e di, ndoshta ai po përgatitet të marrë hakmarret përmes mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, duke përdorur përparësitë e mëdha të botës së lirë për të vrarë demokracinë…

 A është e vërtetë që ende keni aktivitet artistik, në kohën që ju lejon politika?

Po sigurisht, përndryshe do të isha tanimë në çmendinë.

 Energjia dhe turizmi: a janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë?

E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë. Nëse Europa nuk arrin t’u bëjë derman goditjeve marramendëse të një bote që po ndryshon me një shpejtësi të frikshme, ku fuqi të reja po sfidojnë rendin e vjetër botëror, atëherë Shqipëria e vogël nuk do të mund të arrinte atje ku unë jam i sigurtë se do të arrijë! Jo vetëm me energjinë dhe turizmin, por edhe me teknologjinë, bujqësinë, kulturën dhe shumë të tjera.

 Çfarë mendoni për problematikën e emigracionit? Italia është vendi më i prekur. Si e vlerësoni politikën e ndërmarrë nga qeveria italiane në përpjekjen për të arritur marrëveshje me vendet e origjinës së flukseve migratore dhe për t’iu kundërvënë trafikantëve?

Italia është viktimë e gjeografisë së saj në një Europë të bashkuar që, fatkeqësisht, nuk është e bashkuar kur rruga bie në Lampedusa. Për t’i bërë moral dhe dhënë leksione Italisë ka shumë trajnerë brenda kufijve të Europës, por kur vjen puna për të qenë një skuadër dhe për të luftuar plagën e kufirit tuaj detar, atëherë duket sikur ai nuk është më kufiri i Europës, por thjesht kufiri i një vendi të vetëm. Italia ka nevojë për ndihmë dhe solidaritet, jo për moralizime dhe leksion mbi se si duhet të veprojë. Është e trishtë!



Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Digjet Ferrari i Noizyt, arrestohet autori

Digjet Ferrari i Noizyt, arrestohet autori

Flet vlonjati që dogji “Ferrarin” e Noizyt, kush është këngëtari që fshihet pas ngjarjes

Flet vlonjati që dogji "Ferrarin" e Noizyt, kush është këngëtari që fshihet pas ngjarjes

EMRI/ Ndërron jetë 37-vjeçari në burgun e Rrogozhinës

EMRI/ Ndërron jetë 37-vjeçari në burgun e Rrogozhinës
















TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com