Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona. Kjo wshtw njw përpjekje për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian.
Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të gjenerojnë konfuzion dhe shqetësime, sipas autoriteteve italiane. Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venecian, një nga vendet më të vizituara në Evropë.
Zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, Elisabetta Pesce, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike.
Qyteti priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane. Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.
Në fillim të këtij viti, UNESCO tha se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të.