Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga presidenti te kryeministri,mbrojtja nga garda pas mbarimit të detyrës

2020/12/05 at 5:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama:Ilir mos e mërzit Elisën,s’ke kujt t’i japësh dekoratën e Skënderbeut

Projektligji i ri për Gardën e Republikës parashikon zgjatjen e periudhës kohore për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore pas mbarimit të mandatit.


Ky projekt ligj, i hartuar nga Ministria e Brendshme, ka zgjeruar numrin e personaliteteve të cilët do të mbrohen nga Garda e Republikës. Konkretisht parashikohet që ky institucion të mbrojë:

  1. Presidentin
  2. Kreun e Kuvendit
  3. Kryeministrin
  4. Nënkryetarin e Kuvendit
  5. Zëvendëskryeministrin
  6. Ministrin e Brendshëm
  7. Ministrin e Jashtëm
  8. Kreun e Gjykatës së Lartë
  9.  Kreun e Gjykatës Kushtetuese

Ndërkohë që ligji aktualisht mbron vetëm:  Presidentin, kreun e Kuvendit, kryeministrin dhe familjet e tyre.

“Kjo nismë ligjore e ndërrmar nga Minstria e Brendshme e bënë të detyrueshme mbrojtjen e personaliteteve të lartpërmendura duke mos ia lënë më në dorë qeverisë”, shkruan Shqiptarja.com

Për presidentin mbrojtja nga garda do të vazhdojë edhe 5 vjet pas mbarimit të mandatit, ndërsa Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, do të mbrohen nga Garda e Republikës për 4 vjet pas mbarimit të detyrës, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi

Sa i përket kreut të opozitës nëse do të mbrohet ose jo nga Gada e Republikës, do të përcaktohet me vendim të qeverisë.

Kujtojmë që ligji për gardën i vitit 2003 e parashikonte mbrojtjen e kryetarit të opozitës. Por kjo u hoq në vitin 2005, duke e lënë në dorë të qeverisë ashtu siç është dhe sot.

Projekt ligji i ri, ruajtja e personaliteteve

Garda ruan dhe mbron:

  1. a) Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre;
  2. b) Presidentin e zgjedhur që nga momenti i betimit para Kuvendit,
  3. c) Zëvendëskryetarin e Kuvendit, Zëvendëskryeministrin, Ministrin përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, Ministrin përgjegjës për punët e jashtme;
  4. d) Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë.
  5. e) Personalitete të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
  6. f) Personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në pikën 1, germat “a” dhe “c”, të këtij neni, që vijnë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë;
  7. g) Personalitetet e huaja në vlerësim dhe kërkesë të Protokollit të Shtetit gjatë kohës së qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  8. Garda ruan dhe mbron:
  9. a)  Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë dhe akomodohen Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, si dhe banesat ku ata banojnë apo akomodohen;
  10. b) Objektet ku zhvillohen seancat plenare të Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;
  11. c) Godinën e Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;
  12. d) Objektet ku akomodohen dhe zhvillojnë veprimtarinë personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet e vendit të përcaktuara në pikën 1, gërmën “a”, të këtij neni, kur vijnë në vendin tonë;
  13. e) Objekte të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ruajta e personaliteteve pas lënies së detyrës

  1. Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
  2. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
  3. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
  4. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ligji në fuqi, ruajtja e personaliteteve

Neni 4

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan dhe mbron:

  1. a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre;
  2. b) personalitetet e huaja, të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në shkronjën “a”, që vijnë në vendin tonë, si dhe personalitete të tjera të huaja, për të cilët Ministri i Brendshëm e vlerëson të nevojshme ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre;
  3. c) personalitetet shtetërore vendase, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

ç) rezidencat presidenciale, selinë dhe zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, selinë e Këshillit të Ministrave dhe mjediset ku vendosen personalitetet e huaja, të përcaktuara në shkronjën “b” të këtij neni;

  1. d) banesat e personaliteteve të larta shtetërore dhe seli të tjera shtetërore, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

  1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri ruhen dhe mbrohen edhe 3 vjet pas lirimit të tyre nga funksioni.
  2. Personalitetet e tjera shtetërore vendase, të cilat ruhen dhe mbrohen pas lirimit nga funksioni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, por, në çdo rast, jo më shumë se 3 vjet pas lirimit nga funksioni.

 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Rusia fillon vaksinimin masiv të popullsisë kundë COVID-19

Rusia fillon vaksinimin masiv të popullsisë kundë COVID-19

Armëpushimi me Azerbajxhanin, armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Armëpushimi me Azerbajxhanin, armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

“Koka e korrupsionit nuk janë politikanët”, Basha: Këtë e thotë një hajdut

Basha: Nuk do kandidoj në 4 zona
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com