Nis sot dita e dytë e punës së Kongresit të Partisë Socialiste.
Dita e sotme është e rëndësishme pasi do të prezantohen propozimet për ndryshime në statutin e partisë dhe gjithashtu do të publikohet programi politik deri në vitin 2021.
Seanca e parë e ditës do të nis me fjalën e Sekretarit të Përgjthshëm, Taulant Balla për tu pasuar më pas nga një fjalë përshëndetëse nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.
Më pas do të ketë diskutime dhe referate në lidhje me rindërtimin, paktin për universitetin, sundimin e ligjit, infrastrukturën, turizmin dhe integrimin evropian.
Kryeministri Rama do të mbyllë me fjalën e tij seancën e parë. Në orën 12:00 pritet të nisë seanca e dytë.
Kryetari i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Shpëtim Cami, do të preznatojë raportin e këtij komisioni dhe më pas Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben Pëllumbi pritet të japë informacion mbi gjendjen e strukturave të PS.
Kjo do të pasohet me prezantimin e programit politik “Shqipëria që duam 2030” , nga Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir Beqaj. Më pas do të prezantohen ndryshimet dhe përmirësimet në Statutin e Partisë nga Alket Hyesni dhe në fund të seancës së dytë Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Ballla do të prezantojë programin politik të PS deri në Qershor 2021.
Seanca e tretë nis me organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore dhe Etikës të partisë. /Opinion.al