Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

2025/02/14 at 8:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për bizneset, ndërkohë që konsumatorët shpesh ndihen të detyruar të shpenzojnë më shumë se sa duan për të festuar këtë ditë speciale.


Shën Valentini, i cili festohet në mbarë botën, ka marrë një dimension komercial gjithnjë e më të madh në Shqipëri. Çmimet për dhurata, restorante dhe organizimin e festave janë rritur ndjeshëm, duke reflektuar një kulturë të re konsumimi që e lidh dashurinë me shpenzimet.

Nuk mjaftojnë më vetëm trëndafilat; konsumatorët kërkojnë përvoja të personalizuara dhe dhurata të shtrenjta. Kjo ka krijuar një mundësi të madhe për tregtarët, por gjithashtu ka ndikuar në mënyrën se si perceptohet kjo festë.

Shpenzimet për Shën Valentinin janë në rritje, me një përqendrim të madh në kategoritë si parfume, bizhuteri dhe pushime romantike, duke e shndërruar këtë ditë në një festë masive komerciale.

Ndërsa kjo festë është një mundësi e madhe për bizneset, ajo gjithashtu nxjerr në pah kulturën e konsumit, që mund të ketë ndikime sociale dhe ekonomike.

Një ndër elementet që jo vetëm e personifikon si festë por përbën grupshpenzimin më të madh, janë lulet. Është thuajse një dukuri vjetore që lulet të kenë rritje të çmimeve javë ose ditë para Ditës së Shën Valentinit. Vitin e kaluar, çmimi i luleve të shitura në disa dyqane lulesh u rrit me pothuajse 50 për qind në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Sipas komunikimeve në terren, përgatitjet kanë nisur që ditën e hënë, për kompozimin e luleve dhe rregullimin e dyqaneve. Çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Dhurata më e shtrenjtë e viteve të fundit raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Dyqanet e parfumerive pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Përfaqësuesit e shitjeve të një argjendarie në Tiranë tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive dhe më shumë janë të drejtuar drejt produkteve të personalizuara.

Një tjetër kategori mbeten darkat. Çmimet për një darkë speciale për dy persona mund të variojnë nga 40 deri në 100 euro, varësisht nga tipologjia e restorantit dhe ofrimi i menusë speciale. Për restorantet me një reputacion të njohur, çmimi mund të arrijë deri në 150 euro për çift. Në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku turizmi dhe festivitetet janë më të pranishme, oferta e restoranteve dhe hoteleve që ofrojnë paketat speciale është më e lartë.

Një faktor tjetër është edhe rritja e përdorimit të shërbimeve të udhëtimit dhe pushimeve për çiftet që duan të festojnë këtë ditë të veçantë jashtë vendit ose në destinacione të njohura të brendshme. Kostoja e një udhëtimi për dy persona për një fundjavë në Shqipëri mund të variojë nga 150 deri në 500 euro, varësisht nga destinacioni dhe ofruesi i shërbimit.

Për të festuar Shën Valentinin, agjencitë turistike shqiptare kanë ofruar paketa të ndryshme për destinacione romantike në Europë. Një nga ofertat ku kanë qenë të përqendruara më shumë kërkesat përfshin një udhëtim 3-ditor në Venecia dhe Milano, me nisje më 15 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 129 euro për person.

Një tjetër ofertë përfshin një udhëtim 5-ditor që përfshin Verona, Milano dhe Venecia, me nisje më 13 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 233 euro për person.  Gjithashtu, një udhëtim 2-ditor në Venecia dhe Verona, me nisje më 14 shkurt 2025, është ofruar me një çmim prej 179 euro për person, që përfshin fluturimin dhe akomodimin.

Marketingu luan një rol të rëndësishëm në shtimin e shpenzimeve dhe promovimin e festës. Fushatat e marketingut në Shqipëri, të cilat përfshijnë reklama televizive, postime në rrjetet sociale dhe oferta speciale në dyqane, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime të lidhura me Shën Valentinin.

Shumë marka shqiptare dhe ndërkombëtare kanë investuar në reklama të shtrenjta gjatë periudhës së Shën Valentinit, duke përdorur influencues të njohur dhe fushata të personalizuara për të tërhequr konsumatorët. Kjo ka bërë që një festë që dikur ishte e thjeshtë të bëhet një ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar në një mundësi të madhe për bizneset.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt. Paketat nisin nga 5000 lekë personi ose në ofertë 8000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Vijojnë edhe këtë vit të shkëmbehen dhurata për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët. Në disa klinika në kryeqytet ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift. Si dhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë.

Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Disa agjenci në treg bëjnë me dije se, dhurohen kuponë të vlefshëm prej 5000lekë për pastrim profesional të shtëpisë./ Monitor



Ju sugjerojmë

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë
Aktualitet

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

9 Maj, 2025 8:26 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
Para
Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo

Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo

Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit
















TE FUNDIT

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë
9 Maj, 2025

Tirana është stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit. Socialistët do të bëjë mbylljen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Maj, 2025

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
9 Maj, 2025

Dashi Kur një mik apo një i afërmi juaj përfshihet në një lidhje, është e natyrshme që dëshiron ta mbrosh...

Lexo më shumë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com