Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nga hajdut pulash në vrasës VIP”, gazetari publikon fotot e Nuredin Dumanit me tufa lekësh në duar 

2024/10/27 at 11:44 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nga hajdut pulash në vrasës VIP”, gazetari publikon fotot e Nuredin Dumanit me tufa lekësh në duar 

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar disa foto të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, të shkrepura 14 vite më parë, ku ai shfaqet me disa tufa parash në duar. 

Sipas tij, Dumani është kujdesur të shkrepë aparatin në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët, një pjesë të të cilave i ndan me Dashnor Dumani, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. 

Dikur, thotë gazetari, Dumani njihej si hajdut pulash, derisa më pas u bë një vrasës me pagesë.  

“Ai u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela dhe pazaret i bënte vetëm me euro dhe shumë të mëdha, madje pretendonte se do i vendoste gjobë specialistit të gjobvënies, Emiljano Shullazi”, shkruan Flamur Vezaj në një postim në “Facebook”. 

Më tej, gazetari që prej vitesh jeton në Boston të SHBA-së, vë në pikëpyetje faktin nëse Nuredin Dumani ka rrëfyer për origjinën e këtyre parave dhe pretendon se i penduari i drejtësisë vazhdon të kryejë aktivitet kriminal edhe nën mbrojtjen e shtetit! 

Postimi i gazetarit Flamur Vezaj: 

“Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP” 

Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur! Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtëpi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës! 

Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar. 

Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!
Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij! Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët. Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton nr. 3,Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale. 

Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë! Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj! 

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse i penduari i drejtësisë, Dumani, që tregon për SPAK-un vetëm ato që i interesojnë, ka rrëfyer për origjinën e këtyre parave! Apo nëse dy “super” prokurorët, Altin Dumani dhe Behar Dibra, i kanë kërkuar llogari të penduarit të tyre se për çfarë krimi bëhej fjalë në atë kohë! Dyshoj që e kanë bërë, siç dyshoj që dy prokurorët nuk do e zbardhin vrasjen me tritol të të pafajshmit Thomallari, pasi porositësi i dyshuar i këtij atentati është pikërisht i penduari i tyre, i cili vazhdon të kryejë aktivitet kriminal edhe nën mbrojtjen e shtetit! 

Ju sugjerojmë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Para
Rreth 200 ton mbetje toksike do të mbërrijnë në Portin e Durrësit, PD protestë 

Rreth 200 ton mbetje toksike do të mbërrijnë në Portin e Durrësit, PD protestë 

Emri/ I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet pas pesë vitesh 31-vjeçari në Fier 

Emri/ Plagosi me armë zjarri një person, policia arreston pas disa muajsh 35-vjeçarin në Malësinë e Madhe 

Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, Bardhi ndan fotot: Shkelje që dënohet! Kam përgatitur kallëzim për në SPAK! 

Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, Bardhi ndan fotot: Shkelje që dënohet! Kam përgatitur kallëzim për në SPAK! 

TE FUNDIT

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com