Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

2025/03/04 at 12:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake.


Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime të ndryshme.

SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende.

Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre – kryesisht nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në drejtim të transportit ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht, kjo përfshin rreth 50 brigada me gjithsej 300.000 ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme nëLituani(me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehr-in gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Një Evropë me dy shpejtësi?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar këtë javë një “zbutje” të rregullave të rrepta për shumën maksimale të borxhit kombëtar, të cilat janë përcaktuar nga Traktati i Mastrihtit në përputhje me qëndrimin e shpallur të Gjermanisë, se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim duhet të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare.

Von der Leyen ka propozuar edhe një “Plan për riarmatimin e Evropës”. Ajo propozon edhe një fond që do të mobilizonte deri në 800 miliardë euro për qëllimet e mbrojtjes.

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet patjetër të përpiqen që vendimet të merren në mënyrë unanime, por ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt.

Ky “koalicion i vullnetarëve”, siç u tha, duhet të përfshijë edhe vendet që nuk janë aktualisht anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia. Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi i Financimit të Sigurisë Evropiane), dhe me fondet e përbashkëta. Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale, thuhet më tej.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Franca, Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të ngarkuara nga borxhe të mëdha.

Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së virusit korona.

Por vetë fjala Euro-bono mjafton për të shkaktuar shqetësim te ministri gjerman i Financave. Dhe nuk është vetëm Gjermania që është e rezervuar në lidhje me idenë. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme. Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen. Megjithatë, do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat ndajnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, mund t’i afrohen ndonjëherë objektivit të shpallur të NATO-s prej 2 për qind të PBB-së, veçanërisht kur shikohet në kontekstin e borxhit të tyre (shumë) të lartë kombëtar?

Porositë e përbashkëta të armëve?

Deri më tani, blerjet e përbashkëta të armëve kanë qenë përjashtim brenda BE-së. Pasojë e kësaj praktike është fakti se në Evropë përdoren pesë herë më shumë sisteme të ndryshme armësh sesa në SHBA. Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më e zgjuar të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja dhe t’i jepej punë koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe ofron kushtet më tërheqëse. Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket si një ide e mirë ekonomikisht shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar. Ministritë e Mbrojtjes deri më tani kanë qenë të lumtura për të blerë sisteme të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve.

Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve. Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët, pavarësisht gjithë kësaj, është diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me një kosto të menaxhueshme.

Kredi të favorshme?

Shumë vende anëtare të BE-së janë unanime në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve. Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet. Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim, vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone.

”Zbutja” e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të “furnizohen” me kredi të favorshme./DW



Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet të vizitojnë Kosovën më 11 mars

Ndërprerja e ndihmës ushtarake nga SHBA, Ukraina: Priten pasoja të rrezikshme

Ndërprerja e ndihmës ushtarake nga SHBA, Ukraina: Priten pasoja të rrezikshme

Koalicionit opozitar, Rama ironizon Berishën: Fronti i Noc Rrokut

Koalicionit opozitar, Rama ironizon Berishën: Fronti i Noc Rrokut
















TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com