Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga derrat te qentë anti-tank, ja 9 raste kur kafshët u përdorën në luftë

2016/07/10 at 1:10 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga derrat te qentë anti-tank, ja 9 raste kur kafshët u përdorën në luftë

Deri para futjes së makinerive moderne, kafshët kanë luajtur një rol vendimtar në luftë. Janë nëntë rastet më mbresëlënëse. Për shembull, përdorimi i kuajve nga mongolët i lejoi Xhingis Khanit dhe gjeneralëve të tij të ndërtonin perandorinë më të madhe të parë ndonjëherë në histori.

Në librin “Kafshët e Luftës’, autori Jared Eglan tregon për përfshirjen mbresëlënëse të disa kafshëve në luftra.

Nga arinjtë tek pëllumbat, këtu janë 9 shembuj të kafshëve të përdorura në kohë lufte:

1 – Elefantët

Me shtat të lartë dhe dhëmbë të frikshëm, elefantët janë përdorur shpesh në konfliktet e kohëve të lashta. Për herë të parë ato janë përfshirë në ushtritë indiane por edhe nga Pirro i Epirit, Hanibali dhe Aleksandri i Madh, të cilët i përdornin për të shtypur kundërshtarët e tyre.

elef

2 – Delfinët mina­nuhatës

Në vitin 1960, Marina amerikane filloi të trajnonte delfinët për të nuhatur minat dhe për të forcuar misionin e mbrojtjes. Delfinët trajnoheshin për të lokalizuar minat nënujore dhe lëshonin një lloj lënde mbi vendndodhjen e tyre që i lejonte më pas marinës ta çaktivizonte.

delf2

3 – Qentë anti­tank

Pasi sovjetikët u tradhtuan nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo i kapi rusët krejtësisht të pambrojtur. Dhe në përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar avancimin e nazistëve në territorin e tyre, sovjetikët vendosën të trajnojnë qentë për të vendosur bomba përpara tankeve naziste.

qentee

4 – Derrat

Derrat janë regjistruar si kafsha më efektive për të luftuar elefantët. Thuhet se elefantët tmerroheshin nga hungërima e derrave, kështu që si romakët ashtu edhe ushtria e Aleksandrit të Madh i përdorën derrat në luftërat kundër armiqve të tyre që përdornin kafshën gjigande.

derrat

5­ Bombat “lakuriq nate”

Kjo lloj arme u përdor nga SHBA­-ja kundër Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo bombë përmbante parashutën e saj, në këtë mënyrë duke i dhënë krahë për të fluturuar dhe e telekomanduar për të gjetur vende për të shpërthyer. SHBA­-ja kishte në plan të hidhte qindra të tilla në qytetet industrial japoneze.

luanet

6 – Luanët e detit

Marina Detare amerikane, përveç delfinëve, gjithashtu “punësoi” luanët e detit. Kjo kafshë përdorej për të ruajtur instalimet dhe anijet në portet amerikane kundër armiqve zhytës.

del4

7 – Pëllumbat raketa­lëshues

Raketat e drejtuara nga pëllumbat u përdorën në vitin 1948. Raketat kishin një lente në pjesën e përparme që tregonte imazhin e objektivit. Megjithatë ky program nuk ishte aq i suksesshëm.

pellu

8 – Një ari ushtar

Votjek lindi në vitin 1942, dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e ushtrisë polake. Ushtarët polakët e gjetën ariun në një kamp pune në Siberi gjatë pushtimit të Rusisë nga nazistët. Që atëherë ariu u bë “mik” me ushtarët, duke pirë duhan, alkool e duke ngrënë me ta.

ariu

9 – Macet spiune

Macja akustike ishte një projekt i CIA-­s në vitin 1960, i planifikuar për të përdorur macet për të spiunuar Kremlinin dhe ambasadat sovjetike. Macet e përdorura në projekt kishin mikrofona të vendosur në kanalet e veshëve të tyre, dhe një radiotransmetues në bazën e kafkave të tyre./ Tirana Observer/

macjaaa

Ju sugjerojmë

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin
Sport

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

29 Maj, 2025 3:38 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

29 Maj, 2025 3:25 pm
Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
Aktualitet

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

29 Maj, 2025 3:12 pm
Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
Aktualitet

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

29 Maj, 2025 3:04 pm
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh
Bota

Von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh

29 Maj, 2025 2:43 pm
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, ekstradohen në Itali tre shqiptarë

29 Maj, 2025 2:25 pm
Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi
Aktualitet

Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi

29 Maj, 2025 2:23 pm
Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit
Aktualitet

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit

29 Maj, 2025 2:10 pm
Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim
Aktualitet

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim

29 Maj, 2025 2:06 pm
Para
Historia e çuditshme/Milani blen Muzakan argjentinas me origjinë shqiptare

Historia e çuditshme/Milani blen Muzakan argjentinas me origjinë shqiptare

Biznesmenët e drogës, ja si u kryen takimet e heroinës në Prizren

Biznesmenët e drogës, ja si u kryen takimet e heroinës në Prizren

Flet Igli Tare: Marrëveshja Arlind Ajeti-Lazio u prish nga Marcelo Bielsa

Flet Igli Tare: Marrëveshja Arlind Ajeti-Lazio u prish nga Marcelo Bielsa

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin
29 Maj, 2025

Igli Tare befason drejtuesit e Milanit. Edhe pse punën për gjetjen e trajnerit të ri e ka nisur përpara emërimit...

Lexo më shumë

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
29 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar për rreth 30 minuta një mbledhje me të gjithë drejtuesit politikë të...

Lexo më shumë

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
29 Maj, 2025

Ministri i Shtetit Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të punojnë së bashku për Shqipërinë në BE. Sipas...

Lexo më shumë

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
29 Maj, 2025

Administrata Tatimore ka nisur kontrollet ndaj individëve që kanë blerë automjete luksoze, por nuk justifikojnë të ardhurat. Në një intervistë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com