Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

2025/03/31 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

Me praninë e delegacioneve ruse dhe ukrainase javën e kaluar në Riad, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, hynë në një fazë të re.


Megjithatë, ato nuk u takuan personalisht.

Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë.

Sipas diplomatëve, kjo është një strategji jashtëzakonisht e ngjashme me negociatat që sollën fundin e luftës në Bosnje, 30 vjet më parë.

Marrëveshjet e Dejtonit për Paqe, të finalizuara në nëntor të vitit 1995 në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Dejton të Ohajos, ishin rezultat i diplomacisë fluturuese amerikane me udhëheqësit boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Si funksionoi diplomacia fluturuese?

Takimet në kryeqytetin saudit, nga data 23 deri më 25 mars, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt, ngjajnë disi me ngjarjet rreth Dejtonit, thotë Christopher Hill, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut.

Si zëvendës i kryenegociatorit amerikan dhe “arkitektit” të Marrëveshjeve të Dejtonit, Richard Holbrooke, Hill ishte i përfshirë prej së afërmi në procesin e paqes.

“Vërenim se kur takoheshin së bashku, ata, thjesht, mbanin fjalime rreth mosmarrëveshjeve të tyre, përse ata kanë të drejtë dhe pala tjetër jo… Ndaj, diplomacinë fluturuese e pamë si një mjet shumë më efektiv”, thotë Hill.

Në përpjekje për të arritur paqe, diplomatët amerikanë zhvilluan takime në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë, ashtu si edhe në Gjenevë.

Qëllimi, kujton Hill, ishte të krijohej ideja e asaj që kërkonin të gjitha palët.

“Dhe më pas, në fund, nga fundi i [procesit] të Dejtonit, filluam t’i bashkonim në të njëjtën dhomë”, thotë Hill.

Kjo metodë, sipas tij, është përdorur shumë herë nga Henry Kissinger, sekretari amerikan i Shtetit nën presidentin Richard Nixon, si dhe nga negociatorët e Lindjes së Mesme.

“Por, unë mendoj se ishte mjaft e suksesshme në Bosnje”, shton ai.

Marrëveshjet e Dejtonit u nënshkruan në Paris, më 14 dhjetor të vitit 1995, dhe shënuan fundin e një konflikti që la mbi 100.000 njerëz të vrarë, dy milionë të zhvendosur dhe shkatërrime të mëdha.

Mate Graniq, i cili ishte zëvendëskryenegociator për presidentin kroat, Franjo Tugjman, gjatë kohës së Dejtonit, thotë se diplomacia fluturuese është e dobishme kur pozicionet janë larg njëra-tjetrës.

“Ukraina kërkon paqe të drejtë, ndërsa Rusia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron as të diskutojë për territoret e pushtuara. Moska, gjithashtu, refuzon të lejojë forcat paqeruajtëse të NATO-s ose ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën”, thotë Graniq.

“Marrë parasysh këtë, diplomacia fluturuese është pika logjike e fillimit”, thekson ai.

Nebojsha Vujoviq, anëtar i delegacionit të kryesuar nga udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, në procesin e Dejtonit, thotë se taktikat aktuale të SHBA-së me Ukrainën dhe Rusinë, mund t’i afrojnë ato – ashtu siç ia doli të bënte Richard Holbrooke në vitet 1990.

“Fakti që [presidenti amerikan, Donald] Trump dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin po flasin me telefon, sikurse edhe Trump me [presidentin ukrainas, Volodymyr] Zelensky, ndërsa i dërguari i SHBA-së viziton Kievin dhe Moskën dhe i raporton Trumpit, do të thotë se diplomacia fluturuese, aktualisht, po i sjell gjërat në një pikë, nga ku mund të dalë një marrëveshje fillestare e armëpushimit”, vlerëson Vujoviç.

Pas përfundimit të bisedimeve në Riad javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan për arritjen e marrëveshjeve të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën, sa u përket përpjekjeve për të ndaluar sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet dhe për të ndaluar përdorimin e forcës në Detin e Zi.

Mësimet nga Dejtoni

Holbrooke, njëherë, e quajti Dejtonin “paqe të papërsosur”.

Marrëveshjet krijuan dy njësi – Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës; tre popuj përbërës; një distrikt; dhjetë kantone dhe një presidencë prej tre anëtarësh.

Pavarësisht përpjekjeve më 2006 dhe 2009 për t’i ndryshuar ato, ndonjë ndryshim thelbësor nuk ka pasur.

Duke reflektuar mbi procesin e Dejtonit tri dekada më vonë dhe mbi mësimet e nxjerra për negociatat e ardhshme, përfshirë ato midis Ukrainës dhe Rusisë, Hill thotë se angazhimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm.

“Unë mendoj se kjo do të jetë e nevojshme. Nuk mund, thjesht, të thuash: ‘Epo, ai problem ka mbaruar. Kalojmë te tjetri’”, thotë Hill.

Por, a mund të ketë në të ardhmen ndonjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt? Hill mendon se kjo nuk ka gjasa.

“Unë mendoj se Putin na ka siguruar se midis Ukrainës dhe Rusisë do të ketë armiqësi për shumë breza. Kështu që nuk do të përpiqesha t’i bashkoja…”, thotë ai.

Ndërsa Bosnja mbetet e rënduar nga përçarjet dhe mosfunksionimi, ajo i kaloi gati tri dekada në paqe, duke e bërë Dejtonin një nga marrëveshjet më të suksesshme të paqes në historinë moderne.

Graniq thotë se çelës i suksesit të Dejtonit ishte një kompromis me themele mjaft të forta.

“Por, sigurisht, puna dhe negociatat e mëtejshme janë të nevojshme [ende]”, shton ai.

Ish-diplomati serb, Vujoviq, pajtohet.

“Ndërtoi një paqe që zgjati për gati 30 vjet. Dejtoni… parandaloi shkatërrimin dhe humbjen e jetëve dhe, në të njëjtën kohë, krijoi dy entitete që mbetën të qëndrueshme, duke mundësuar një formë të bashkëjetesës”, thotë ai.

Ndërsa marrëveshjet e vitit 1995 kishin të metat e tyre, Hill thekson se Shtetet e Bashkuara nuk i imponuan asgjë askujt.

“Ne ishim ndërmjetës”, thotë ai.

“Përpiqeshim të arrinim gjëra me të cilat të dyja palët – në fakt, tri palët – mund të jetonin. Kjo ishte e vështirë për t’u bërë”, kujton Hill.

Në fund të fundit, luftërat mbarojnë, shton ai, dhe kur shikoni se si përfundojnë ato, diplomacia zakonisht ka rol.

“Se sa i madh është roli, mbetet për t’u përcaktuar. Unë mendoj se është e logjikshme për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ju e dini që Ukraina është shkatërruar, por unë mendoj se, në shumë aspekte, Rusia ka pësuar dëme të thella, dhe jo vetëm nga dronët, por edhe sa i përket asaj se si perceptohet në botë”, thotë Hill.

“Unë nuk mendoj se dikush do t’i shikojë rusët njësoj. Duhet të marrë fund. Por, se si do të marrë fund, është e vështirë të thuhet”, thekson ai./ REL



Ju sugjerojmë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:57 am
Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit
Kronikë

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit

3 Dhjetor, 2025 9:53 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Para
Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj

Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj

Mashtrim 200 milionësh në sistemin shëndetësor gjerman

Mashtrim 200 milionësh në sistemin shëndetësor gjerman

Reshje shiu e temperatura të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

Reshje shiu e temperatura të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës
















TE FUNDIT

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje...

Lexo më shumë

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit
3 Dhjetor, 2025

Një grabitës serial është arrestuar nga policia pas një aksioni të shtrirë në Dibër dhe Tiranë. 21-vjeçari i vënë në...

Lexo më shumë

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington. Ai tha se lufta në Ukrainë është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
3 Dhjetor, 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com