Gjatë mbrëmjes së djeshme me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici të transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.
Sipas ReportTv, bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit, siç ishte ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit.