Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga balerinë në prostitutë, 16 vjeçarja tregon si u mashtrua nga pronari i lokalit

2016/11/22 at 1:12 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga balerinë në prostitutë, 16 vjeçarja tregon si u mashtrua nga pronari i lokalit

Dy pronarë të një klubi nate janë arrestuar këtë fundjavë nga policia, pasi rekrutuan një vajzë të mitur nga Durrësi në Tiranë, duke e shfrytëzuar për prostitucion. Këtë veprimtari ajo e ushtronte që prej muajit korrik.


Një vajzë 16-vjeçare është detyruar që nga balerinë të shfrytëzohej si prostitutë në një lokal nate në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se, vajza me inicialet M. D., fillimisht është punësuar si balerinë, por personat që i kishin siguruar këtë punë i gjenin edhe klientë në ambientin e klubit të natës. Sipas informacioneve, rekrutuesi i të miturës është shtetasi Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është arrestuar bashkë me shtetasin Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet L. B. Më tej, policia bëri të ditur se nga kontrolli i ushtruar në lokalin e natës ku të arrestuarit ushtronin aktivitetin e paligjshëm, u konstatuan tri vajza të cilat ishin punësuar si balerina.

Balerinat

Nga verifikimet e kryera, burimet pohuan se njëra prej balerinave, M. D., 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari, e cila prej muajit korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion, duke ia siguruar klientët në ambientin e klubit. Ambientet e këtij klubi mësohet se ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionarëve, shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim policor. Sakaq, faktin se në klubin e natës ushtrohej veprimtaria e prostitucionit është pohuar edhe nga tre balerinat, të cilat janë shoqëruar në polici për të dhënë deponimet e tyre. Sipas burimeve në policinë e kryeqytetit, vajzat kanë thënë se kishin disa muaj që punonin në klubin në pronësi të Xhonatan Terpollarit dhe Florian Bregut.

Dy prej vajzave janë shprehur se janë detyruar të pranojnë ofertat që djemtë u kanë dhënë për të punuar në lokalin e natës, për shkak të vështirësisë që ato po hasnin në jetë. Ato nuk kanë pranuar të jenë rekrutuar nga shtetasit e mësipërm, duke thënë se kanë shkuar me dëshirën e tyre. Sakaq, nën praninë e psikologes, i është marrë dëshmia edhe 16-vjeçares, e cila dyshohet se mbahej pa dëshirën e saj. Pavarësisht këtij fakti, policia thotë se ajo detyrohej të ushtronte prostitucion pas kërcënimeve të pronarëve të klubit të natës. Ndërkaq, policia thotë se 21-vjeçari ka mundur ta rekrutojë atë nga qyteti i Durrësit në Tiranë, me anë të mashtrimeve.

Fillimisht ai e ka punësuar atë si balerinë dhe më pas ka filluar ta shfrytëzojë për prostitucion, kundrejt përfitimit të shumave të mëdha të parave. Burimet nga policia thanë se klubi ku vajzat punonin ka një frekuentim të lartë, madje edhe nga persona të njohur. Tashmë, 16-vjeçarja me inicialet është dërguar pranë familjes së saj, e cila ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit. Më tej, burimet nga policia thanë se ndërhyrja në klubin e natës është bërë pas marrjes së disa sinjalizimeve që aty ushtrohej një aktivitet i paligjshëm. Policia e Tiranës vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan prokurorisë së Tiranës./shekulli



Ju sugjerojmë

Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Para
Pasuritë e gjyqtarëve që pezulluan ‘Vettingun’: Me kredi dhe nga 1 pagë

Kushtetuesja rrëzon sërish Vetingun, në prani të Vlahutinit dhe Lu-së

Foto/ Lori Hoxha tashmë edhe ambasadore e Jaguarit dhe Land Roverit në Shqipëri

Foto/ Lori Hoxha tashmë edhe ambasadore e Jaguarit dhe Land Roverit në Shqipëri

A është shtirja zgjidhja kundër tradhtisë?

Shenjat e trupit që tregojnë se ju ka tradhtuar
















TE FUNDIT

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
27 Shtator, 2025

Një debat për çështje familjare ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në banesën...

Lexo më shumë

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
27 Shtator, 2025

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com