Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga arratia në Zvicër, Arben Ahmetaj paguan 150 mijë dollarë për të lobuar në SHBA 

2024/02/06 at 2:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga arratia në Zvicër, Arben Ahmetaj paguan 150 mijë dollarë për të lobuar në SHBA 

Regjistri i agjentëve të huaj në Departamentin amerikan të Drejtësisë tregon se ish-zëvendëskryeministri i kërkuar për korrupsion dhe pastrim parash, gjendet në Lugano të Zvicrës dhe se ka angazhuar një lobist me një kontratë 150 mijë dollarëshe për të luftuar në SHBA akuzat “e pavërteta” për korrupsion në Shqipëri. 

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.  

Ahmetaj është në arrati nga drejtësia shqiptare, i kërkuar që nga qershori i vitit të kaluar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar vila dhe pagesa me vlerë qindramijëra euro nga biznesmenët në Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjithashtu në arrati nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, Zoto ka përdorur kartën e tij bankare si dhe llogaritë e kompanisë ITS për të paguar shpenzime të ndryshme për Ahmetajn dhe të afërm të tij, përfshirë hotele luksi në vende të ndryshme apo shpenzimet për rinovimin e një apartamenti. 

Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm ndaj akuzave. Në një intervistë për televizionin Syri, ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa nuk zbuloi se ku gjendej. Ai i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e incineratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t’i trondisin shqiptarët’. 

Zyrtarisht, SPAK është ende duke hetuar në shumë drejtime skandalin e incineratorëve, i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot minimalisht 150 milionë euro. Veçmas, Ahmetaj akuzohet për abuzim me detyrën në dëm të pronarëve të tokës në rastin e privatizimit të një ngrehine shtetërore që dikur ka qenë fabrikë buke në rrugën 5 maji në Tiranë. Sipas akuzave, Ahmetaj refuzoi të zbatojë një vendim gjykate që i kërkonte të rivlerësonte aksionet që i takonin pronarëve të tokës në kompaninë shtetërore para privatizimit, duke i hequr atyre pjesën dërrmuese të asaj që gjykata i kishte caktuar dhe duke e shitur tokën si aset të kompanisë në ankand. 

Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”. 

Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”. 

Ahmetaj merr përsipër të paguajë 150 mijë dollarë për zbatimin e kontratës, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo muaj deri në korrik. 

Politikanë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qeverinë e Shteteve të Bashkuara për problemet e tyre me drejtësinë, por rezultati i këtyre përpjekjeve ka qenë i paqartë. Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy politikanë që janë përpjekur të zgjidhin përmes lobimit në SHBA problemet që kanë pasur me drejtësinë në Shqipëri./BIRN 

Ju sugjerojmë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
Aktualitet

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

6 Tetor, 2025 2:16 pm
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

6 Tetor, 2025 1:43 pm
Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
Kronikë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

6 Tetor, 2025 12:28 pm
Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
Kryesore

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

6 Tetor, 2025 11:57 am
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët
Kronikë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

6 Tetor, 2025 11:51 am
Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

6 Tetor, 2025 10:28 am
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
Bota

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

6 Tetor, 2025 10:08 am
Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Para
“Kamerat i ka montuar se ishte xheloz”- Nëna e 34-vjeçarit: Nuk e ka dhunuar! Nusja mori rrugën e gabuar… 

“Kamerat i ka montuar se ishte xheloz”- Nëna e 34-vjeçarit: Nuk e ka dhunuar! Nusja mori rrugën e gabuar... 

Opinion/ Arben Ahmetaj, akuza mazhorancës!

Opinion/ Arben Ahmetaj, akuza mazhorancës!

Bllokimi i Zgjedhores nga opozita/Alibeaj: Teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën 

Bllokimi i Zgjedhores nga opozita/Alibeaj: Teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën 

TE FUNDIT

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
6 Tetor, 2025

Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur...

Lexo më shumë

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
6 Tetor, 2025

Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës....

Lexo më shumë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
6 Tetor, 2025

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendaseraportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar...

Lexo më shumë

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
6 Tetor, 2025

Shqipëria po mirëpret sot Samitin dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili po zhvillohet në Golem dhe drejtohet nga presidenti i Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com