Socialistët do të bëjnë një analizë në të gjitha nivelet në një takim që do të zhvillohet më 1 shtator në Tiranë.
Në takimin e thirr nga kryeministri Edi Rama do të marrin pjesë ministrat, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakët. Ky takim do të shërbejë gjithashtu dhe për përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 18:00. Ndërsa më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.
Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.