Behxhet Pacolli ka komentuar vizitën e Princit Charles në Kosovë, duke shprehur edhe tone zhgënjimi. Ja ccfarë shkruan ai në një status në FB.
“Edhe pse nga Afrika, e përcolla se si u zhvillua vizita e princit të ëellsit, Princit Charles në vendin tonë.
Nuk mund ta paragjykoj a e kishte programuar agjendën Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke mos pasur besim tek veprimet e partive politike, apo ishte dështim i nikoqirit (institucioneve të Kosovës).
Sidoqoftë një zhgënjim i madh për organizatorët duke ditur se princi në Beograd iu adresua parlamentit të Serbi.
Një adresim në parlamentin e Kosovës do të ishte shumë me rëndësi dhe organizatorëve, gjegjësisht nikoqirit nuk i falet ky lëshim. Nga ana tjetër jam shumë krenar që ambientet e hotelit Sëiss Diamond (sallat Diar dhe Artana) u bënë për pak ditë ambientet e princit.
Me shumë respekt të madh do të shënohet kjo vizitë e rëndësishme në referencat e historikut të këtij hoteli”.