Braziliani Neymar duket se ka vendosur t’i qëndrojë besnik Pari Së Zhërme të paktën deri në vitin 2025. Sipas asaj që shkruan gazeta franceze “L’Equipe”, 31-vjeçari i ka thënë “JO” propozimit të Chelsea për të kaluar në Londër, duke refuzuar në këtë mënyrë kalimin në skuadrën rekordmene të merkatos së Janarit.
Braziliani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren, teksa ka shënuar 77 gola në 124 paraqitje. Me fanellën e PSG-së, Neymar ka shënuar 117 herë në 172 ndeshje, duke e ndihmuar skuadrën në fitimin e 4 titujve të Ligue 1. Gjithsesi, kjo nuk i mbyll derën një eksperience të re të Neymar larg Parisit.
Kryeqytetasit e kanë afruar kartonin e sulmuesit te skuadrat e tjera, si Neëcastle e Barcelona. Megjithatë, duke parë potencialin financiar të presidentit të Chelsea, Londra mund të jetë një destinacion ideal për 31-vjeçarin./Opinion.al