Blerja më e shtrenjtë e historisë të futbollit, Nejmar, ka debutuar ditën e sotme me fanellën e PSG-së në ndeshjen ndaj Guingampit në transfertë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit francez.
Prezenca e 222 milionëshit në fushën e lojës duket se ka çoroditur futbollistët vendas. Në minutën e 52-të mbrojtësi Ikoko realizon një autogol tepër të çuditshëm duke i dhuruar avantazhin PSG-së.
Parisienët janë duke udhëhequr me rezultatin 0-2. Golin e dytë e shënoi uruguaiani Edison Kavani pas asistit të Nejmar.