Ish gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha ka rrëfyer arsyen pse nuk lejoi që ishkryeministri Sali Berisha, aso kohe mjek, të ishte pjesë e ekipit të mjekëve të Enverit.
Sipas Nexhmijes, shkak ishte bërë biografia e Berishës, për të cilin ajo tregon se në të kishte dyshimi të lidhjeve të tij me agjenturën serbe. “Një ditë më thirri në zyrë Hysni Kapoja dhe më jep të lexoj biografinë e tij. Aty kishte hije dyshimi të lidhjeve të tij me agjenturën serbe. Vjehrri, gruaja… Jo, i thashë Hysniut, ky njeri nuk mund të bëjë pjesë në ekipin e mjekëve të Enverit. Dhe kështu ai nuk hyri në ekip” thotë Nexhmija në një rrëfim për gazetën “Dita”.
Ajo i jep përgjigje edhe pyetjes nëse mes Enverit dhe Saliut ka pasur takim.“A është takuar Enveri me Saliun ndonjëherë? Po. Kur ishte sëmurë Hysniu dhe Enveri i ka dhënë dorën Saliut si mjeku që u gjend aty. Është e vërtetë ajo që kam treguar se Saliu për ca kohë nuk u jepte dorën njerëzve të njohur, duke thënë se me këtë dorë kam takuar shokun Enver”, thotë ajo