Chelsea ka humbur me rezultatin e thellë 4-1 ndeshjen e radhës përballë Newcastle, ndonëse kishte arritur një barazim të jashtëzakonshëm një javë më parë përballë Manchester City.
Ekipi i Pochettinos zhvilloi një ndeshje të dobët në përgjithësi pa ide dhe shumë pasime të gabuara.
Ndeshja u ndikua dhe nga kartoni i kuq i Rice James, i cili e la ekipin me 10 lojtarë në pjesën e dytë të takimit.
Gjatë kësaj ndeshje pati minuta dhe për Armando Brojën, i cili nuk mundi të linte shenjë.